E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana Fields ne Muzeun Kombetar

Tirana që na rrethon të gjithëve, por që shpesh qëndron larg syve tanë,  është vendosur në objektivin e aparatit të të rinjve dhe prezantohet në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar. Ekspozita titullohet “Tirana Fields” dhe ka bashkuar studentë të arkitekturës së Univerisitetit të Tiranës dhe studentë të arkitekturës nga Univerisiteti Politeknik i Barit.

“Kjo ekspozitë përfshin punët e 45 studentëve, dhejtë italian dhe 35 shqiptar. Gjatë gjithë verës së kaluar ata udhëtuan dhe u fokusuan në lagje të ndryshme të Tiranës duke na sjellë këndvështrimin e tytre mbi këto zona”, tha Michele Cera, drejtues shkencor i projektit.

"Ka qenë një rrugëtim përgjatë stacionit të hekurudhave, ku kalojnë dhe njerëz dhe që njëkohësisht është shumë e pa mirëmbajtur dhe një ambient ku jetojnë, është një ambient i banuar nga njerëz dh e njëkohësisht është një ambient për hedhjen e plehrave", u shpreh studentja Almelda Toska.

Përvecse i ka afruar me artin e bukur të fotografisë, programi “Tirana Fields”  u ka dhënë mundësi këtyre të rinjve shqiptar e italian të njohin në deje kryeqytetin shqiptar, arkitekturën dhe urbanistikën e tij. Pasi kanë prekur syrin e urbanistëve të rinj, pamjet janë fikursuar në objektiv e më pas i prezantohen publikut sinjë kënvështrim i veçantë.
Në fund të janarit ekspozita do të udhëtoj në Bari.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›