Konfirmohen zerat, Tajson dhe Holifild do te ndeshen
Evander Holifild ka treguar se ka marre nje oferte nga stafi i Majk Tajson per t'i kryqezuar edhe njehere dorezat me Ajron (Iron) Majk, ne ate qe do te ishte ndeshja e trete mes dy ish-kampioneve te peshave te renda. Ndeshja mund te zhvillohet ne Afriken e Jugut. Holifild, qe ka mbushur pak kohe me pare 45 vjec dhe synon fitoren e titullit te peste boteror, e ka mposhtur Tajsonin ne vitin 1996 dhe 1997. Lajmi del nga nje interviste e tabloidit britanik "The Guradian", ku Holifild, mbajtes i rripit te peshave te renda ne dy momente te ndryshme, ka treguar se ishte prane nje marreveshjeje me nje ndermjetes te klanit te Tajsonit per nje ndeshje tjeter pas sfides se vitit 1997, qe u mbyll me skualifikimin e Ajron Majkut, qe kafshoi veshin e majte te rivalit. "Ka pasur disa kontakte, ka thene Holifild, Majk e Xhef Fenec, qe po e trajnon, me kane telefonuar disa muaj me pare. Xhef thekson se Majk do te ndeshet dhe kerkon te dije gatishmerine time. Pergjigjja ime ishte: "Varet nga ajo qe me ofroni". Nese cmimi eshte i drejte, mund te them po, ndonese e di shume mire qe do te marr kritika pa fund, nese ndeshem kunder tij". Holifild qe mposhti Tajsonin ne ndeshjen e pare te vitit 1996, u pagua me shifren rekord prej 23 milione eurosh ne takimin e dyte. Ndonese eshte betuar ne disa raste se nuk do te ndeshet serish me Ajron Majk, Holifild tani duket se ka ndermend te lere nje dere hapur.