E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji "Me kembe te pastra", ne vendnumero

Parlamenti harron te diskutoje mbi projektligjin e vendosjes se dy neneve shtese ne Kodin Penal. Shitja e ndeshjeve, por edhe sherret qe nuk jane lene pas, kane cuar edhe ne nje reagim te Shoqates se Prokuroreve. Sekretari i Pergjithshem i kesaj shoqate, prokurori Shkelqim Hajdari, ka bere te ditur dje se ka plot nje muaj qe eshte diskutuar per projektligjin per shtimin e dy neneve ne Kodin Penal dhe deri me sot nuk eshte bere asgje. Sipas prokurorit Hajdari, vakuumi i krijuar ne Kodin tone Penal duhet te plotesohet sa me shpejt, ne menyre te tille qe te gjitha episodet qe po ndodhin ne futbollin shqiptar te mund edhe te hetohen. "Asgje nuk eshte bere nga momenti qe ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve ka deklaruar se do te plotesoje kete vakuum me projektligjin e ri. Pervec fjaleve, asgje tjeter nuk ka levizur", ka bere te ditur dje Shkelqim Hajdari. Sipas tij, gjate ketij muaji ne parlament eshte diskutuar per shume ceshtje, por ky projektligj nuk eshte permendur asnjehere. Prokurori Hajdari nuk ka lene pa permendur edhe ndeshjen e dy diteve me pare ne Elbasan, e cila u shoqerua me sharje te vazhdueshme. Per kete te fundit, Hajdari ka bere te ditur se duhet te merren masat e nevojshme qe te shikohet me prioritet ceshtja e projektligjit dhe shtimit te dy neneve ne Kodin Penal. Hetimi i ndeshjeve te futbollit ka ardhur menjehere pas skandalit dhe arrestimit te 61 personave dhe sekuestrimin e 41 kilograme lende narkotike e llojit kokaine. Nderkohe qe nga hetimet e para rezultuar se nje pjese e parave te nxjerra nga kjo veprimtari kriminale shkonin per financimin te ndeshjeve te futbollit.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›