Vjena, leter zyrtare per njohjen e shtetit te ri
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci, moren dje letren e nenshkruar nga ministrja e Jashtme e Austrise, Ursula Plasnik. Permes saj, Republika e Austrise njoftoi se ka vendosur ta njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran. "Kam nderin t'ju informoj ne emer te qeverise austriake se Republika e Austrise e njeh Kosoven si anetare te pavarur dhe sovrane te komunitetit te shteteve", thuhet ne letren e ministres Plasnik. "Austria beson se shteti i ri i Kosoves bazohet ne parimet e demokracise, sundimit te ligjit dhe respektimit te te drejtave te njeriut, duke perfshire edhe te drejtat e pakicave etnike. Perkushtimi i plote ne respektimin e ketyre parimeve, ne vecanti sigurimi i pjesemarrjes se barabarte te te gjitha komuniteteve ne proceset politike, eshte parakusht per te qene te integruar mes shteteve demokratike dhe pluraliste te Evropes. Per me teper, Austria beson se te gjitha ceshtjet qe dalin nga pavaresia e Kosoves do te zgjidhen me mjete paqesore", thekson ministrja. Ajo shpreh kenaqesi per sugjerimin e marre nga pala kosovare per te vendosur marredheniet diplomatike mes dy vendeve "sa me shpejt te jete e mundur".