Për herë të parë Korça mësyhet realisht nga turistët
19/08/2009 Rreth 4 mijë vizitorë
KORÇE- Për herë të parë në historinë e vet, Korça mësyhet realisht nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj të ardhur nga vende të largëta të botës dhe shtetet fqinje. Që nga janari i këtij viti dhe deri më sot numri i turistëve ka shkuar në rreth 4 mijë veta, ndërsa pritet që në fund të vitit kjo shifër të jetë 3-4 herë më e lartë e krahasuar me një vit më parë. Të ardhurit nga vendet e ndryshme të botës deri më tani kanë qenë nga Italia, Holanda, Austria, Çekia, Greqia, Maqedonia, Kosova dhe vende te tjera. Informacioni i mësipërm është bërë i ditur nga Klodian Spahillari, përgjegjës i zyrës rajonale të turizmit pranë Institucionit të Prefektit të qarkut Korçë. Sipas Spahillarit, fluksi i lartë i turistëve, i evidentuar gjatë këtij viti, ka ardhur si rezultat i krijimit të infrastrukturës rrugore, përmirësimit të kushteve hotelerike dhe artit kulinar, por mbi të gjitha ai ka vlerësuar publicitetin, botimin e guidave turistike, shpërndarjen e tyre, si dhe ndihmesën që ofron kjo zyrë në orientimin e turistëve të huaj, madje edhe në shoqërimin e tyre drejt destinacioneve turistike. Deri më dje, shprehet Spahillari edhe pse Korça ka një numër të madh kalash dhe kullash, vendbanime historike, mure antike, mozaik, shpella dhe piktura prehistorike të vizatuara në shkëmb, apo dhe kisha me vlera të rralla kulturore dhe historike, një pjesë e madhe e tyre kishin mbetur të panjohura. Ato figuronin të regjistruara në letër, ndërsa nuk ishte bërë asgjë për njohjen e tyre nga të huajt. Gjithsesi numri i madh i vizitorëve dhe turistëve, shpjegon Spahillari, ka ardhur edhe për një arsye tjetër: janë të shumtë ata të huaj që dëshirojnë të vizitojnë fshatin turistik të Dardhës, të Voskopojës, Vithkuqit apo zonën e Prespës, e cila tashmë ka një infrastrukturë tepër moderne. Para se vizitorët të shkojnë në këto vende, kthehen edhe në qytetin e Korçës, ku mund të kalojnë një ditë tepër të këndshme, pasi mund të vizitojnë Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik, Muzeun Bratko, Pazarin e vjetër, hanet, banesat karakteristike, apo edhe monumente të tjera të kulturës. V. Hasani