E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet dënimi me vdekje për sulmuesin në Mumbai

Gjykata Supreme e Indisë konfirmoi të mërkurën dënimin me vdekje për sulmuesin e vetëm të mbijetuar, që ndihmoi të kryheshin sulmet e vitit 2008 në qytetin e Mumbait.

Mohamed Ajmal Amir Kasab, i lindur në Pakistan, ishte një nga 10 personat e armatosur të cilët rrethuan Mumbain, në sulmet që vranë më shumë se 160 njerëz.

Ai u dënua me vdekje për vrasje, akte terroriste dhe për shkaktim lufte në Indi në vitin 2010. Por, Kasab pretendoi se nuk ishte zhvilluar gjykim i drejtë ndaj tij.

Apeli i tij i parë u refuzua në vitin 2011.

Ai tani mund të bëjë një lutje për mëshirë te presidenti i Indisë.

India për sulmet ka fajësuar grupin militant me bazë në Pakistan, Lashkar-e-Taiba.

Autoritetet pakistaneze kanë pranuar se sulmi ishte planifikuar pjesërisht në territorin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›