Ashton më aktive në dialogun Kosovë - Serbi?

Ky proces deri më tash është ndërmjetësuar nga diplomati evropian, Robert Cooper.
Megjithatë, gazeta thekson se Ashton së pari do që të shohë nëse Qeveria e re e Serbisë “është e gatshme të luajë lojën”.
Një provë kyçe për këtë, sipas së përditshmes amerikane, do të jetë vizita e parë në Bruksel e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, e cila do të zhvillohet të martën e ardhshme.
“Wall Street Journal” thotë se gjatë kësaj vizite, Brukseli do të fokusohet në angazhimet e zotit Daçiq për të zbatuar plotësisht shtatë marrëveshjet e arritura deri më tash me Prishtinën.
Megjithatë, gazeta citon edhe shqetësimet e diplomatëve se Qeveria e Serbisë, "e preukopuar me problemet e saj ekonomike", nuk do të shpenzojë kapital politik në dialogun me Kosovën.
Zyrtarët e BE-së, në anën tjetër, e kanë bërë të qartë se bisedimet për pranimin e Serbisë në bllokun evropian mund të nisin vetëm kur të ketë përparim në dialogun Prishtinë-Beograd. /rel/