E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fenerbahçe ia mësyn Essienit

E ardhmja e Michael Essienit në Chelsea është vënë në dyshim, pasi kampioni evropian bëri disa përforcime gjatë kësaj vere në mesfushë, që nënkupton se menaxheri Roberto Di Matteo nuk e ka ndërmend ta pres shumë futbollistin ganez, që u lëndua shpesh viteve të fundit.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, klubi turk Fenerbahçe ka bërë gati 8 milionë funte për mesfushorin e ekipit Blues.

Futbollisti luftarak është zgjedhur nga turqit për ta përforcuar skuadrën për Ligën e Kampionëve. Përpos ganezit, Fenerbahçe po e ndjek edhe një futbollist të Blues. Bëhet fjalë për mesfushorin portugez Raul Meireles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›