E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dakar, skualifikohet lideri Al Attiyah

Surprizë në Dakar. Naser Al Attiyah, piloti nga Katari, i cili ishte në krye të klasifikimit nën drejtimin e makinës BMW. Ai është përjashtuar në fund të etapës së gjashtë, pasi nuk ka kaluar nëpër disa pika kalimi të detyrueshme. Ky ishte sqarimi sipas komisarëve të garës. Lideri i ri i garës është afrikano-jugori Giniel de Villiers. Duket se piloti Al Attiyah ka pasur disi probleme në radiatorin e makinës së tij dhe më pas ka preferuar të shmangë udhëtimin në 9 pika kalimi të detyrueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›