E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet njohja nga Republika e Gabonit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Republika e Gabonit. MPJ tashmë ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa priten që konfirmimet zyrtare për njohjen e Kosovës të arrijnë edhe nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 shtator 2011 nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ky shtet e ka njohur Republikën e Kosovës, ndërsa që tashmë nota verbale ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes misionit diplomatik në Nju Jork.

Në notën verbale konfirmohet njohja e Kosovës nga Republika e Gabonit dhe shprehet vullneti për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tashmë ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa priten që konfirmimet zyrtare për njohjen e Kosovës të arrijnë edhe nga Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›