Konfirmohet njohja nga Xhibuti
Ambasada e Republikës së Xhibutit (Djibout) në Paris, përmes një note diplomatike, e ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së këtij vendi për të njohur Kosovën shtet të pavarur.
Në letrën e nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Xhibutit, Mahmud All Youssouf, konfirmohet se Qeveria e Republikës së Xhibutit ka marr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Xhibutit Mahmud All Youssouf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Xhibuti është vendi i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.