E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet rasti i parë me ethe

Zyrtarë shëndetësorë në Klinë kanë konfirmuar rastin e parë të prekur nga ethet hemorragjike.

Dr. Haxhi Ibishi, infektolog, ka pohuar se është konfirmuar rasti i parë me ethe hemorragjike, dhe bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare nga fshati Kerrnicë e Klinës, e cila tashmë është shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sivjet në ketë komunë janë hospitalizuar 11 persona si të dyshuar të jenë prekur na ethet hemorragjike dhe prej gjithë tyre vetëm rasti i fundit është konfirmuar.

Ndërkohë numri i qytetarëve që janë pickuar nga rriqrat tashme ka arritur në 226. Ibishi edhe njëherë apelon te qytetarët që në asnjë mënyrë të mos mjaftohen vet me heqjen e rriqrave nga trupi, por të lajmërohen në punktin me të afërt shëndetësor.

Gjithashtu ai sugjeron që fëmijët të kontrollohen në gjithë trupin në mbrëmje, ndërsa barinjve dhe bujqve u sugjeron që të mos dalin në fushe pa mbuluar trupin.

“Situata është në kontroll, nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë Ibishi, infektologu i vetëm në Komunë e Klinës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›