E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Burri që vrau gruan e vajzën ishte me depresion, njoftoi vetë pas krimit

Shkodër, 24 Korrik, NOA Update Vrasja e përgjakshme në familjen Pjolli nga Dajçi i Shkodrës, ku nëna dhe vajza mbetën të vrara nga plumbat e burrit të shtëpisë, duket se kanë patur si shkak gjendjen depresive të këtij të fundit.

Ky fakt konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se autori i vrasjes së dy personave, kryefamiljari Pjetër Pjolli, ka qenë në gjendje të rënduar depresioni dhe pasi e ka kryer atë, e ka njoftuar vetë policinë për të deklaruar krimin fatal.

Mësohet ndër të tjera se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda në banesën e familjes Pjolli, pas një konflikti për motive të dobëta, e cila duket se ka acaruar më së tepërmi, deri në ekstremitet gjendjen e rënduar depresiive dhe nervore të autorit të saj.

E duket se Pjetër Pjolli nuk ka duruar dot duke qëlluar me armë gruan dhe vajzën e tij pas sherrit të përbashkët, duke u penduar paskëtaj menjëherë, por ishte tepër vonë.

Sipas informacioneve të policisë, dy viktimat janë Nine dhe Kristina, përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e autorit, 46 dhe 18 vjeç secila.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në orën 05.35 duke u gdhirë dita e sotme, në fshatin Samrish i Ri, të komunës Dajç në Shkodër.

Ndërsa autori mësohet se është 46-vjeçari Pjetër Pjolli, banues në po këtë fshat, i cili i ka qëlluar me pistoletë, si gruan ashtu edhe vajzën e tij.

Nga ana e policisë, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i tij, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e krimit tip pistoletë.

Po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të Pjetër Pjollit do ti kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të Vrasjes me dashje dhe Armëmbajtjes pa leje.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›