E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë do të ndodhë me euron?

Tashmë analistët e valutave po i bëjnë vetes pyetjen e kundërt. Monedha e përbashkët europiane, një prej viktimave më të mëdha të krizës së besimit, ka arritur tashmë 9 për qind më lart se dollari amerikan në javët e fundit. Megjithatë, euro mbetet 10 për qind poshtë pikës së nisjes në fillim të vitit. Një prapësim më 25 nëntor 2009, bëri që një euro të blihej me 1.5144 dollarë. Shumë analistë dhe investitorë, ende besojnë se rritja e euros do të ndalet në një farë pike nga një sërë sfidash me të cilat përballet eurozona prej 16 anëtarësh, përfshi këtu një rimëkëmbje ekonomike të vështirë, borxhet masive publike, shqetësimet bankare dhe dobësinë strukturore në menaxhimin e vetë monedhës.

Në të vërtetë, analistët në bankën franceze “BNP Paribas” presin që euro të bjerë e të arrijë të barazohet me dollarin gjatë vitit të ardhshëm. Sipas logjikës së tyre, euro duhet të dobësohet ende për t’i bërë më të lira eksportet europiane në tregjet globale dhe për të ndihmuar ekonominë të rigjallërohet. Është e rëndësishme të vihet re se, pavarësisht nga kriza e borxheve që kërcënoi Europën në gjysmën e parë të vitit, euro është ende mbi mesataren e dekadës prej 1.20 dollarësh. Me fjalë të tjera, nuk është aq e dobët sa duhet, sa për fillim. Por, analistët e bankave kanë nisur të bëhen gjithnjë e më nervozë lidhur me vëmendjen që ka nisur të rrëshqasë nga ekonomia europiane te ajo amerikane së fundmi.

Ja një shembull:
1. Banka italiane “UniCredit” njoftoi së fundmi se rreziqet e testit prej 1.30 dollarësh janë rritur tej mase. Mendimi i tyre është se euro ka arritur në kufirin 1.29 dollarë, pavarësisht nga dobësia e tregjeve amerikane, duke sugjeruar se shqetësimet lidhur me ekonominë amerikane janë pika kryesore e diskutimeve sot.

Chris Turner, një analist në bankën holandeze “ING”, beson se kjo rritje e euros është afatshkurtër, por sidoqoftë ajo do të rritet edhe pak. Ndërsa “BNP Paribas”, në mënyrë të ngjashme, beson se euro do të arrijë në nivelin 1.30 dollarë. Pra, çfarë po ndodh vërtet me euron dhe dollarin? Vëzhguesit po nisin të besojnë se më e keqja e krizës së eurozonës ka marrë fund tashmë.

Greqia, Spanja dhe Portugalia mblodhën para kesh për të shlyer borxhet e tyre. Ka zëra që thonë se investuesit po mendojnë të blejnë bonot e eurozonës sërish pas bojkotimit të disa tregjeve.

Banka Qendrore Europiane ka blerë shumë pak borxhe europiane javën e kaluar, në kuadrin e programit të emergjencës që niste rimëkëmbjen e tregut. Rezultatet do të nisin të bëhen të dukshme javën e ardhshme nga të ashtuquajturat testet e stresit te 91 banka europiane. Por, ndërsa tymi është larguar përkohësisht nga Europa, frika për ekonominë amerikane ka shtuar shqetësimin.

Zyrtarët e Rezervës Federale në SHBA kanë nisur të debatojnë si të sigurojnë më shumë ndihmë për ekonominë amerikane. Por, ata ende s’kanë bërë asgjë. Pak minuta nga një takim i Rezervës Federale në qershor treguan se ata e kishin bërë parashikimin për vitin 2010 më të ulët. “Ndërsa rimëkëmbja është natyrisht më e shëndetshme në SHBA se në eurozonë, Rezerva Federale duket se po luan me idenë e një vale të re lehtësimesh në banka, ndërsa Banka Qendrore Europiane po tregohet më e kujdesshme”, thotë Marco Annunziata, ekonomist në “UniCredit”.

“Gjithnjë e më shumë, investuesit po fitojnë gradualisht një masë besimi për të rritur shpresat se politikëbërësit e kanë pranuar, ndoshta, nevojën e nxitjes së reformave strukturore dhe fiskale. Me fjalë të tjera, investuesit po marrin parasysh faktin se rimëkëmbja ekonomike amerikane mund të humbasë më shumë terren këtë vit sesa pritej. Por, askush nuk kishte thënë se rimëkëmbja do të ishte e lehtë. Është e natyrshme që ritmet të bien herë pas here. Rezerva Federale amerikane është ende në një moment vëzhgimi. Sa për Europën, bankat duhet të kryejnë testin e stresit”, thotë Annunziata. Përfundimi? Analistët janë në një moment transitor dhe tashmë është gjithnjë e më pak e sigurt se ç’rrugë do të marrë euro...mund të jetë lart, poshtë, apo anash. Kush e di?! (Wall Street Journal)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›