E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskimi i dokumenteve serbe, tërhiqet Rerxhepi

Reagimi i Brukselit zyrtar ndaj konfiskimit të dokumenteve të serbëve të Kosovës të lëshuara nga Serbia ka bërë që ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të tërhiqet përkohësisht nga ky vendim.

Ai ka thënë se aktualisht tërhiqet nga vendimi, jo për shkak të ndonjë presioni, por këtë e ka bërë për faktin se një vendim i tillë mund të pengojë implementimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.m Ndërkohë opozita këtë tërheqje të ministrit të Brendshëm e ka quajtur si papërgjegjësi dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ministri Rexhepi thotë se deklaratat e tij janë keqkuptuar dhe keqinterpretuar. “Policia e Kosovës kohë pas kohe ka konfiskuar dokumentet e reja të cilat Serbia ua lëshon serbëve të Kosovës, qoftë në Mitrovicë qoftë në vende tjera të Kosovës. E serbët janë ankuar dhe Brukseli nga ankesat e ndryshme që i ka marrë, policia edhe po i keqtrajton, ka ngritur shqetësimin se kështu po pengohet implementimi i konkluzioneve”, tha Rexhepi për një të përditshme kosovare.

Po ashtu ai deklaroi se askush nuk e ka urdhëruar të tërhiqet, por ky vendim është deri më 1 nëntor, kohë kur grupet e punës të përcaktojnë marrëveshjet e arritura. Sipas tij, vendimi vlen vetëm për dokumente serbe, kurse targat e automjeteve që janë me iniciale të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë, do të vazhdojnë të konfiskohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›