E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armata e Maqedonisë rrezikon për pagë të majme

Janë me dhjetëra ish-ushtarë dhe ushtarë aktiv të Armatës së Maqedonisë që janë në shërbim të kompanive europiane të sigurimit të angazhuar për mbrojtjen e anijeve në oqeane kundër piratëve në Afrikën Lindore.

Bëhet fjalë kryesisht për kompani britanike dhe franceze që angazhojnë pjesëtarë të forcave të sigurimit dhe veteranë të ushtrive të huaja për të siguruar anijet nga rreziqet dhe sulmet e piratëve kryesisht somalez. Me një pagë prej 10.000 deri në 12.000 mijë dollarësh në muaj, janë të angazhuar dhjetëra ish-pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë.

Raportohet se ka patur raste që edhe eprorë të ARM-së, janë të angazhuar në këto shërbime të sigurisë private, me qëllim të përfitimit të shumave të mëdha të parave. Ata janë të angazhuar përmes agjencive për ndërmjetësim në punësim në vendet fqinje.

Ushtarakët nga Ballkani punojnë me rroga të përgjysmuara në sferën e sigurimit, ndërsa pagesat mujore për ushtarakë të angazhuar amerikanë dhe britanikë janë mbi 20 mijë dollarë.

Shumica e ushtarakëve të Maqedonisë bëhen pjesë e kësaj pune me plot rreziqe, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, pasi një rrogë mujore në vend , arrin deri në 300 euro në muaj. Në numër i madh i ushtarakëve nga Maqedonia janë të angazhuar edhe për kompani private dhe misione ushtarake dhe sigurie në Irak dhe Afganistan

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›