E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon mbështetja për AAPSK-në

Në kuadër të mbështetjes për Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK), sot projekti “Mbështetje AAPSK-së” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e Unionit Europian në Kosovë, ka prezantuar rezultatet e analizës ligjore të legjislacionit të konfiskimit dhe sekuestrimit në Kosovë.

Në takim u diskutua për analizën ligjore për administrimin e pasurisë së sekuestruar apo konfiskuar dhe për veprimtarinë praktike të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, që nga fillimi i aktivitetit të saj në 2011.

Me këtë rast, Kryeshefi i AAPSK-së, Rrahim Rama tha se kjo analizë ligjore është shumë e mirë dhe se do të ndihmojë shumë në punën e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar. Ai po ashtu, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit dhe gjithë akteret tjerë të implikuar në projekt, për mbështetjen që janë duke i dhënë agjencisë.

Për rendësin e kësaj analize foli edhe Fred Newton, Ekspert i projektit, i cili beson në implikimin e rekomandimeve që dalin nga projekti për Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›