E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt i momentit thike ndaj 21-vjecarit

Tirane

Nje 21-vjecar ka mbetur i plagosur rende me thike pas nje sherri te momentit prane shkolles Vasil Shanto ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite nderkohe qe policia ka nisur punen per identifikimin dhe kapjen e autorit. Burimet zyrtare te Drejtorise se Tiranes thane se ngjarja ndodhi dje pasdite rreth ores 1600 ne kryeqytet. Mesohet se shkak per plagosjen e te riut te identifikuar nga policia si Devio Rrotallari eshte bere nje grindje e castit mes tij dhe autorit. Mjaftoi kjo grindje qe autori i shpallur tashme ne kerkim identiteti i te cilit nuk behet i ditur te qellonte me thike ndaj te riut. Ngjarja e rende ndodhi ne afersi te shkolles Vasil Shanto ndersa policia e Tiranes eshte duke punuar per zbardhjen e plote te saj. 21-vjecari Rrotallari eshte derguar ne gjendje te rende drejt Spitalit Ushtarak. Sipas te dhenave policore efektivet kane shoqeruar disa te pranishem ne vendin e ngjarjes te cilet kane dhene deklarata ne lidhje me konfliktin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›