E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari denohet me pese muaj burg per refuzim deshmie

Fier Ilirjan Sallku nuk pranoi te bashkepunonte pasi akuzoi organet e drejtesise si te korruptuara

I shtohen dhe pese muaj burg Ilirjan Sallkut deshmitarit kryesor per nje sere ngjarjesh kriminale te ndodhura ne Fier gjate viteve te fundit. Ai eshte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Fier per refuzim deshmie. Sallku kishte deshmuar dy here kunder te denuarve per vrasje Fatmir Emini dhe Bledar Yzeiri por ne seancen e radhes ne muajin shkurt ai ka refuzuar te deshmoje serish. Per kete arsye ai u gjykua per akuzen e refuzimit te deshmise. Ilirjan Sallku po vuan denimin me 16 vjet heqje lirie per vrasje me paramendim. Gjykata e Shkalles se Pare te Rrethit te Fierit i ka shtuar dje denim me pese muaj heqje lirie per vepren penale te refuzimit te deshmise. Seanca e pare e zhvilluar ne fillim te muajit shtator ndaj Sallkut solli shume akuza nga ana e tij ndaj organit te akuzes dhe drejtesise ne pergjithesi. Duke akuzuar drejtesine per korrupsion Sallku refuzoi te bashkepunonte me tej.

Kam refuzuar te deshmoj para nje trupi gjykues te korruptuar. Beni gjyq me dyer te hapura me pranine e medias me filmime dhe une do te deshmoje cfare te doni ju per te zbardhur shume ngjarje apo vrasje te mbetura pa autore. Une jam kriminel por dua te ndihmoj qe te zbardhet e verteta por me nje trup gjykues te paster dhe jo ata qe me vute perballe te cilet une i njoh mire kush jane ka thene ne seancen e pare ne fillim te shtatorit Ilirjan Sallku. Ai ka deshmuar dy here kunder te denuarve per vrasjen e nenes se Lulzim Cakes dhe biznesmenit Gjergji Halo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›