Humbja e statusit, Ruçi: Jepni llogari, Berisha: S’votuat ligjet
TIRANE--Opinioni negativ i dhënë dje nga Komisioni Europian për Shqipërinë ka qenë objekt debati në seancën e sotme të Kuvendit. Kryeministri akuzoi opozitën dhe kryetarin e saj, Edi Rama se po pengon progresin e shqiptarëve. Ndërsa socialistët e shohin pr/raportin e KE-së si arsyeja më e mirë pse Berisha duhet të japë dorëheqjen. Kryetari i Grupit PS, Ruçi sulmon: "Dëmtuat në sytë e opinionit ndërkombëtar kredibilitetin e vendit. Shqiptarët nuk do tua falin kurrë".
Kryeministri akuzon: I mashtruat shqiptarët. Doni të bëni zëdhënësin e presidentit bëhuni, ne jemi shumica". Gati të nisim reformën zgjedhore, që nesër të ulemi të shqyrtojmë rregulloren e parlamentit. Rama nuk mund të marrë në tryeze pushtetin.
RUCI: BERISHA TË MOS BËJË FAJTORE OPOZIOTËN, POR TË JAPË LLOGARI PSE DËSHTOI ME KRITERET
Ora 14:20-Opinioni negativ i dhënë dje nga Komisioni Europian për Shqipërinë shihet nga socialistët si arsyeja më e mirë pse kryeministri Berisha duhet të japë dorëheqjen.
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi tha sot se, kryeministri Berisha duhet të mos e shohë tek opozita shkakun e situatës kritike në vend, por tek puna e qeverisë së tij që nuk plotësoi dot kriteret.
“Zoti kryeministër në ikje dhe ju zonja ministre e integrimit duhet të jepni llogari. E para, që keni dëmtuar në sytë e opinionit ndërkombëtar kredibilitetin e vendit. Shqiptarët nuk do tua falin kurrë, do duhet kohë për ta riparuar.
E dyta, keni humbur interesat ekonomike të shqiptarëve, pas refuzimit ka një fature financiare si zhvillimi rajonal, burimet njerëzore dhe bujqësia. Të gjitha këto ne i humbëm. Një vend fqinj si Maqedonia ka fituar 64 mln euro pasi mori statusin, ndërkohë që shqiptarët u ndëshkuan”, tha Ruçi.
Ai nënvizoi se sipas të majtëve, shkak i refuzimit të statusit ishte mosplotësimi i asnjë prej 12 rekomandimeve që BE i vuri Shqipërisë 3 vjet më parë.
“ Ju zoti kryeministër thatë se opozita është shqiptare dhe dëmin më të madh shqiptarëve mund t’ia bëjnë vetë shqiptarët. Edhe për këtë, ju duhet të jepni dorëheqjen”, iu drejtua Ruçi kryeministrit, ndërsa lajmëroi se opozita do të kërkojë mbajtjen e një seance të posaçme në Kuvend, për raportin e progresit të një dite më parë nga Komisioni Europian.
Sipas Rucit, është turp që Shqipëria edhe pse kishte aplikuar e para për statusin e vendit kandidat për në BE nuk arriti as këtë vit të merrte përgjigje pozitive.
"Dje erdhi përgjigja, Mali i Zi kishte 7 kritere, i realizoi të shtata, Serbia kishte 1 dhe e fitoi këtë status. Si përhera me këtë qeveri tonën kërkohet përgjegjësia e opozitës. Por ku është përgjegjësia e opozitës kur, në parlament ka njëanshmëri, kur kritikohet politizimi i administratës civile, kur kritikohet liria e medias, liritë e të drejtave të njeriut, (që ju dhe të burgosurit i përdorni për interesat tuaja), për politizimin e organeve të drejtësisë, për korrupsionin galopant, për vrasjet me duart tuaja të demonstruesve në bulevard, që grabisni zgjedhjet e nuk bëni dot zgjedhje demokratike, më thoni ku është këtu përgjegjësia e opozitës”.
Ruci theksoi se Berisha dhe qeveria e tij kanë humbur tashmë kredibilitetin e vendit dhe këtë populli nuk ka për t’ja falur kurrë.
“Ju keni humbur kredibilitetin e vendit, këtë s’do jua falin kurrë shqiptarët. Këtë perceptim të gabuar do t’i duhet kohë për ta riparuar. Keni humbur shumë interesat ekonomike dhe financiare të shqiptarëve. Humbja ka një faturë dhe ju keni humbje financiare”.
Më tej Ruci kërkoi që kryeministri të japë llogari pse varfërohen më tej shqiptarët. “z kryeministër, shqiptarët të kërkojnë llogari për varfërinë, pse vaji, orizi, makarona, energjia, nafta etj janë 2 herë më të shtrenjta se një vit më parë. Ky është kredibiliteti i qeverisjes tëndë. Unë nuk zgjatem, oferta jonë është publike, kryeministri nuk i dha përgjigje as sot për Paktin”.
BERISHA: RAMA KUNDER ALEATEVE, E SHQIPTAREVE
Ora 13: 55 Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë se do bëjë gjithcka për të afruar vendin në BE, ndërsa akuzoi opozitën nuk kërkon progresin e shqiptarëve, duke votuar kundër cdo akti, veprimi që rriste sadopak të ardhurat mirëqëniet e shqiptarëve.
“Opozita e miliarderëve voton kundër rritjes së pensioneve, kundër uljes së taksave, ndihmës ekonomike. Këta zotëri nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5 por kanë votuar kundër të gjitha ligjet e votuara në këtë sallë. Sepse e keqja juaj është e mira e tyre, ata duan të fërkojnë duart me varfërinë, pensionet tuaja të ulëta e izolimin tuaj”- nënvizoi kryeministri Berisha.
Ai sulmoi deputetët e opozitës se pranon të udhëqihet nga një kryetar që ka humbur zgjedhjet lokale, dhe udhëhiqet nga “Ideologjia atërore”
“Etërit tuaj bërtisnin poshtë Europa, kryetari juaj u thotë gjihë botës Jo..Jo, A e dini se çfarë fjalësh të ndyra përdor?... I mashtruat dhe shqiptarët ju dhanë disfatën.Përvec njërit që e ka bërë hero, ju në lista nuk futeni më “- vazhdoi Berisha
Kryeministri shprehu gadishmërinë se është dakord për të nisur reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare, por nuk do të lejojë atë që ai e quajti dhunim të parlamentarizmit. “Ofroj konsensus të plotë për reformën, nëse nuk doni, hartoni të gjitha amendamentet i dërgoni në OSBE/ODIHR e ne do i votojmë. Që nesër të ulemi të shqyrtojmë rregulloren e parlamentit, të marrim rregulloren e parlamentit europian.
Por doni rregulla për të dhunuar parlamentarizmin nuk mund të ndodhë”
“Harrojeni se kryetari juaj atë që se merr dot në votë do mund ta marrë në tryezë. Unë jua kam faktuar këtë, ju vazhdoni, do bëj gjithcka me maxhorancën time, që ky vend të eci. “Doni të bëni zëdhënësin e presidentit bëhuni, ne jemi shumica, 2013 do vijë shumë shpejt e do ju japë shumë vota më pak”.
MEKSI:REFUZIMI I STATUSIT, PASOJA PER VENDIN
Ora 13:20-Deputetja Ermelinda Meksi tha se refuzimi i statusit sjell pasoja për vendin. “Refuzim i pritshëm dhe fatkeqësisht i merituar “- tha Meksi në foltoren e parlamentit
“Gjuha që BE përdor është e moderuar, dhe është e tepërt të them që në paragraf ky parlament nuk funksionon”
Meksi shprehu shqetësimin se raporti rendit Shqipërinë në krah me Bosnjen e Kosovën, që kanë shumë probleme për ekszistencën si vend.
“Kur Serbia është në gjëndje të bindë BE që do nisë dialogun me Kosovën ne nuk jemi në gjëndje të bindim për dialogun tonë brenda” .
KUVENDI DISKUTON PR/LIGJIN PËR MBROTJEN NGA RREZATIMI JONIZUES
Ora 11:40- Kuvendi nisi punën 1 orë me vonesë për shkak të mbledhjes së Kyretarëve të grupeve parlamentare. Kuvendi nisi rreth orës 11: 30 me diskutimin dhe miratimi i projektligjit “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”.
Relatori Tritan Shehu tha se pr/ligji ka ardhur i përmirësuar në përputhje me direktivat e Komisionit Euoropian, si dhe përmbush standardet që kërkohen në këtë fushë. Ai bëri thirrje për miratimin e këtij ligji. Edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi miratimin e pr/ligjit.
Nga ana e opozitës deputeti socialist, Taulant Balla tha se pr/ligji duhet kthyer pasi mungon konsultimi me grupet e interesit, një ndër direktivat që nënvizoi dhe progres raporti i publikuar dje në Bruksel. “Pr/ligji ësht ënjë ndër pr/ligjet e dobta të kuvendit të Shqipëisë, është shembull i mirë, pse Komisioni Europian kritikon rolin e parlamentit“- nënvizoi Balla. Sipas tij “pr/ligji nuk ka rekomandim të KE, dhe është i pa implementueshëm”.
PS kërkon rikthimin në qeveri të pr/ligji për ta përshtatur sipas standardeve te viteve të fundit, duke u mbështetur në referencat e sakta europiane. “Është turp që ngatërrohet Këshilli i Europës me Bashkimin Europian”- deklaroi nga foltorja e kuvendit deputeti Taulant Balla.
PR/LIGJET E 84 VOTAVE
Në rend të ditës do të jenë sërish në rend të dites ligjet që kërkojne votën e opozitës. Për t’u miratuar, duhen 84 vota.
Ato janë: Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. Projektligje “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”. Projektligje “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”. 12. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
Më pas është interpelancë me Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi kërkuar nga deputeti Erjon Braçe. Do diskutohet dhe
projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
(s.g/d.b/BalkanWeb)