E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt me pronarin,7 gra:Do hidhemi nga pallati

TIRANË- Disa gra në Tiranë kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e nje pallati 10 katesh ne ndertim.

Ngjarja ndodh ne nje pallat ne ndertim në zonën e Unazës së Re.

Sipas rrefimit te familjareve te grave, qe ndodhen poshte hyrjes, problem mbetet mozbatimi i kontrates se lidhur prej 3 vitesh me pronarin e pallatit.

“Kemi tre vite qe 24 familje kemi nenshkruar kontraten, kane kaluar gjithe afatet dhe pronari nuk  na pergjigjet”- thote djali i njeres prej grave qe ndodhen siper pallatit, duke sqaruar se ato jane banore te zones ku eshte ngritur pallati.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, që po negociojnë me gratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›