E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu-Obamës: S’ka kthim në kufijtë e vitit 1967

Izraeli është gati të bëjë koncensione “bujare” për paqe në Lindjen e Mesme, por nuk mund të kthehet në kufijtë e pambrojtshëm të vitit 1967, theksoi Netanjahu  menjëherë pas takimit kokë më kokë me Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet e Netanjahut vijnë pasi Presidenti Obama për herë të parë theksoi se shteti i ardhshëm i Palestinës duhet të bazohet në kufijtë e vitit 1967.

“Një paqe e bazuar mbi iluzione do të rrëzohet mbi shkëmbinjtë e realitetit të Lindjes së Mesme…Unë mendoj se për paqe, palestinezët duhet të pranojnë disa realitete”,theksoi Netanjahu.

Netanjahu theksoi se një rikthim në kufijtë e vitit 1967 ishte i pamundur ngase në rajon kishte pasur ndryshime demografike.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-21 09:03
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›