E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet Presidenti i Bregut të Fildishtë

Ceremonia ka qëllim t’i japë një fund simbolik trazirave të përgjakshme që kanë kapluar vendin prej gjashtë muajsh dhe të legjitimojë kreun e ri të shtetit.

Trazirat shpërthyen pasi paraardhësi i Ouataras, Laurent Gbagbo refuzoi të lëshonte postin duke mos njohur zgjedhjet që e nxirrnin humbës.

Ouatara është zotuar të mbjellë frymën e bashkimit në vendin ku kanë shpërthyer edhe përleshje etnike. Ai mori zyrën presidenciale dy javë më parë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-21 12:48
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›