Shpërthim gazi, vdesin dy motra në Berat
BERAT- Një shpërthim gazi ka shkaktuar tragjedi në familjen e Artur Krajes në Berat. Dy motra, 5 dhe 15 vjeç kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur rende pjestare te tjere te familjes.
Ngjarja ka ndodhur sot paradite rreth ores 09:00 në lagjen "Muzakaj" në Berat. Dikush nga anëtarët ka tentuar të vërë në punë bombulën e gazit që përdorej për gatim. Ka qënë ky çasti fatal kur ajo ka shpërthyer në banesën private dhe gjtihçka ka marrë flakë. Forca të mëdha të policisë dhe zjarrfikeseve mbërritën mënjëherë në vendgjarje, por pa mundur të shpëtojnë banesën, që është shkrumbuar brenda pak minutave.
Nga të njëjtat burime mësohet se janë gjetur të pajeta 2 vajzat e familjes Kraja ndërsa 3 anëtarë të kësaj familje janë plagosur mes të cilëve, djali dhe kryefamiljari janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Zjarrfikësit pasi kanë lokalizuar flakët u vunë në kërkim të 2 anëtareve të familjes që fillimisht u konsideruan të zhdukura. Pas kërkimeve u gjetën trupat e pajeta të motrave 15 dhe 5 vjeç. Policia dyshon se vdekja është shkaktuar nga asfiksia dhe djegiet e rënda.
Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta që solli tragjedinë për familjen Kajo. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku kryesor mund të ketë qënë një rrjedhje e mundshme e bombolës që përdorej për gatim në këtë familje.