E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesat e borxhit arrijne ne 47.8 miliarde leke

Interesat e kredive te marra nga shteti shqiptar jane te barabarta me buxhetin e Ministrise se Transporteve


TIRAN- Ministria e Puneve Publik dhe Transporteve eshte institucioni i dyte qe perfiton pjesen me te madhe te fondeve nga buxheti i ri 2011 rreth 48.6 miliarde leke. Thuajse te njejten shifer qeveria duhet te paguaje gjate vitit te ardhshem vetem per shlyerjen e interesave te kredive te marra deri me tani.


Jane rreth 47.8 miliarde leke qe do te duhet te dalin nga buxheti i vitit te ardhshem per te paguar interesat e borxhit. Rreth 39.7 miliarde do te paguajne interesat e borxhit te marre ne tregun e brendshem ndersa me 8.1 miliarde leke do te paguhen interesat e borxhit te jashtem.


Shuma prej 47.8 miliarde leke e parashikuar per te paguar interesat e borxhit per vitin 2011 eshte rreth 13 miliarde leke me e madhe se i gjithe fondi i parashikuar per ndertimin e rrugeve nacionale te shpallura si prioritet i qeverise.


Shuma qe duhet paguar per interesa eshte e perafert me fondin e parashikuar per Ministrine e Punes dhe eshtjeve Sociale qe per 2011 ka marre pjesen me te madhe te buxhetit rreth 50 miliarde leke dhe rreth tre here me i madh se fondi total i parashikuar per Ministrine e Brendshme.


Shpenzimet per interesa pritet te shenojne perseri rritje gjate 2011 ne raport me vitin aktual. Ne total keto shpenzime perbejne 3.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Per sa i perket treguesve te nente mujorit te pare te ketij viti stoku i borxhit te jashtem per Shqiperine ka arritur ne rreth 2.1 miliarde leke.


Nderkohe deri ne fund te vitit 2011 duke pare edhe zhvillimet e jashtme dhe te brendshme qeveria parashikon nje shtim te stokut te borxhit me rreth 78.5 miliarde leke. Ne parashikimet e bera ne lidhje me koston e sherbimit te borxhit te jashtem eshte marre parasysh edhe rritja e normes se interesit per euriborin e cila shkakton nje rritje te kostos me 900 milione leke.

Figura 1. Shpenzimet e interesit 2008-2013 ne milione leke

Fondet per Topin
Financat Nuk preket personeli dhe sherbimet


Ulja e fondeve nga buxheti i shtetit per institucionin e Presidences eshte trajtuar gjeresisht ne media si nje shenje e mosperputhjeve midis qendrimeve te Topit me maxhorancen aktuale.


Ne tabelat e buxhetit 2011 te publikuara dje Presidenca pasqyrohej me rreth 32 milione leke me pak nga sa kishte perfituar gjate ketij viti. Nga ana tjeter Ministria e Financave ka shpjeguar se fondet e shkurtuara nuk prekin funksionimin e institucionit ku perfshihen kostot e personelit si dhe shpenzimet per mallra dhe sherbime.


Shkurtimet sipas financave jane bere ne zerin e investimeve. Ne vitin 2010 Presidences i jane parashikuar rreth 201 milione leke ndersa per vitin ne vijim fondi per kete institucion do te jete ne shifrat e 168 milione lekeve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›