Shpallet në kërkim polici i burgjeve
Një punonjës i Policisë së
Burgjeve është shpallur
në kërkim, pasi dyshohet
për prishje të rendit dhe
qetësisë publike. Bëhet fjalë për
një ngjarje të ndodhur dy net më
parë në Valias, që mendohet se
ka ardhur si pasojë e konsumimit
të alkoolit nga ana e tij. Në këtë
gjendje, ai mendohet se ka shtënë
me armë në ajër, duke sjellë
prishjen e rendit dhe qetësisë
publike. Policia shpjegoi zyrtarisht
se Komisariati Nr. 5 filloi procedimin
penal për shtetasin
Sabit Vurroci, efektiv i Policisë së
Burgut në Fushë-Krujë. Më tej,
grupi hetimor shpjegoi se ky person
dyshohet se në orën 21.30, te
kthesa e Valiasit, ka qëlluar me
armë zjarri në ajër. Madje, në
vendngjarje u gjetën e bllokuan
me cilësinë e provës materiale tri
gëzhoja pistolete kalibër 7.62
mm. Policia tha se po punohet
për gjetjen e tij dhe sqarimin e
plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burgjeve është shpallur
në kërkim, pasi dyshohet
për prishje të rendit dhe
qetësisë publike. Bëhet fjalë për
një ngjarje të ndodhur dy net më
parë në Valias, që mendohet se
ka ardhur si pasojë e konsumimit
të alkoolit nga ana e tij. Në këtë
gjendje, ai mendohet se ka shtënë
me armë në ajër, duke sjellë
prishjen e rendit dhe qetësisë
publike. Policia shpjegoi zyrtarisht
se Komisariati Nr. 5 filloi procedimin
penal për shtetasin
Sabit Vurroci, efektiv i Policisë së
Burgut në Fushë-Krujë. Më tej,
grupi hetimor shpjegoi se ky person
dyshohet se në orën 21.30, te
kthesa e Valiasit, ka qëlluar me
armë zjarri në ajër. Madje, në
vendngjarje u gjetën e bllokuan
me cilësinë e provës materiale tri
gëzhoja pistolete kalibër 7.62
mm. Policia tha se po punohet
për gjetjen e tij dhe sqarimin e
plotë të rrethanave të ngjarjes.