Konfliktet politike plagoset me arme kusheriri i kandidatit te PS-se ne Komunen e Shales
Nje ngjarje e rende me motive politike ka ndodhur dje pasdite ne qytetin e Shkodres. Burime nga policia lokale bejne te ditur se kusheriri i kryetarit te Komunes se Shales njekohesisht kandidat i PD-se per kete zone ku do te perseriten zgjedhjet vendore ka plagosur me arme zjarri djalin e xhaxhait te Bale Vuksanit kandidatit te Partise Socialiste. Burime nga vendi i ngjarjes bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1830 te se shtunes ne periferi te qytetit te Shkodres te zona e quajtur ish-fermentimi. Sipas policise dyshohet se shtetasi Kol Tonaj i aferm i kryetarit te Komunes se Shales Dede Tonaj ka zhvilluar nje debat te ashper me Zef Vuksanin i cili eshte kusheri i pare me Bale Vuksanin kandidatin e Partise Socialiste per kryetar komune ne Shale. Debati me fjale ka degjeneruar ne perdorimin e armes. Ne nje moment gjaknxehtesie Tonaj ka nxjerre nje pistolete dhe ka qelluar ne kembe te afermin e Vuksanit. Me pas ai eshte larguar per ne drejtim te zones se thelle te Dukagjinit ndersa forca te shumta policie jane vene ne ndjekje te tij. Autori eshte kapur disa minuta me pas dhe eshte shoqeruar per ne komisariat se bashku me tre persona qe kane qene te pranishem ne momentin e ngjarjes. Nderkaq i plagosuri eshte derguar me urgjence per ne spitalin rajonal te Shkodres ku pas nderhyrjes mjekesore ndodhet jashte rrezikut per jeten. Kolegji Zgjedhor ka vendosur disa dite me pare te shpalle te pavlefshem votimin e 8 majit ne kete zone dhe te perserise zgjedhjet pas ankimimit qe beri kandidati i Partise Socialiste.