Konflikti Ballkanik dhe e Ardhmja e Rajonit
PJESA 1: Origjina historike e konfliktit te përgjakshëm në Ballkan
"Kombi eshte një grup njerezish qe i bashkon ideja e përbashket e mospelqimit te fqinjeve dhe kuptimi i gabuar rreth origjines se tyre." George Brook
Balkani eshte nje mozaik popujsh qe dallojne ndermjet tyre nepermjet origjines etnike, besimit fetar, gjuhes dhe kultures. Pasuria e elementeve te ndryshem etnike, fetare, gjuhesore, kulturore dhe ekonomike qe zoteron Ballkani, ka sherbyer si nje inkubator per nje seri konfliktesh. Shumica e tyre kane nje prapavije historike. Kjo sepse elementet e mesiperm kane qene pjese perberese e vendimeve kombetare dhe jane perdorur, ne shume raste, per te influencuar politikberjen ne shtete te vecanta. Nje nga deshmite me te fundit kane qene reprezaljet e serbeve kunder shqiptareve etnike ne Kosove. Shperngulja e me shume se nje milion shqiptareve prej tokave te tyre nga ana e serbeve dhe forcave te tyre paramilitare, vuri ne rrezik stabilitetin ne te gjithe Ballkanin. Kjo prodhoi edhe nderhyrjen ajrore te NATO-s kunder Serbise. Keshtu, analizimi i rrenjeve te konflikteve eshte i nje rendesie te vecante jo vetem per te gjetur diagnozen e sakte per natyren e konfliktit, por gjithashtu por te percaktuar rekomandimet e duhura per te ardhmen.
Duke mbajtur ne konsiderate se ne Ballkan, origjina etnike, gjuha, kultura, dhe besimi fetar, jane teper te koklavitura, eshte e kuptueshme se per te patur nje kuptim me te mire te ketyre ceshtjeve komplekse, nevojitet nje shqyrtim i ndare per cdo faktor.
A. NDARJET ETNIKE
Nese dikush shikon harten etnike te Europes, atij i bie ne sy mosperputhja e mprehte midis shteteve perendimore dhe lindore. Homogjeniteti relativ i grupeve etnike eshte karakteristike (pervec Britanise) per shtetet perendimore, ndersa heterogjeniteti relativ i grupeve etnike eshte karakteristike per shtetet lindore, vecanerisht vendet e Ballkanit. Karakteristika perfshirese e te gjitha vendeve te Ballkanit eshte fakti se ata jane shtete pritese te minoriteteve te medha etnike te perqendruara ne kufijte me shtetet fqinje nga ku edhe keto minoritete kane ardhur. Pra Ballkani eshte vendi ku bashkejetojne rreth 20 popuj te cilet flasin gjuhe te shumta dhe praktikojne tre fe kryesore: katolicizmin, islamizmin dhe ortodoksizmin.
Fluksi i migrimeve qe shpertheu ne mase te gjere ne Ballkan nga fundi i shek. IX krijoi ndarjet etnike ne rajon. Megjithate, edhe ne kete moment fillestar, nuk mbeti asnje grup i paster etnik sepse nje bande popujsh sllavo-foles ndau Shqiperine dhe Greqine ne jug nga Rumunet ne veri.
Baticat dhe zbaticat e Perandorise Otomane zgjeruan ne menyre te konsiderueshme perzierjen etnike ne rajon. Me ekspansionin e Perandorise Otomane, ne shekullin XIV, serbet u spostuan drejt veriut dhe perendimit. Megjithese ka fakte qe Otomanet nuk zbatuan metoda te dhunshme nje numer i konsiderueshem Serbesh migruan dhe u vendosen ne Hungarine jugore, Bosnjen perendimore, Kroaci dhe Slloveni. Me ngushtimin e Perandorise Otomane, nje pjese e konsiderueshme e popujve te cvendosur migruan perseri drejt jugut. Keshtu, nga kendeveshtrimi etnik, rezultat i sundimit Ottoman ishte krijimi i nje mozaiku etnik qe ka mbetur deri ne ditet e sotme.
Mozaiku etnik i krijuar ngriti barriera te konsiderueshme ne rrugen e formesimit te levizjeve nacionaliste me qellim final krijimin e shteteve-komb. Pra ky faktor pengoi zhvillimin e levizjeve unifikuese nacionaliste. Sidoqofte, te paafte per tu bashkuar rreth nje kombi te vetem unik, grupet etnike u bashkuan rreth gjuhes e fese dhe perqafuan nje model nacionalizmi qe u frymezua nga mitet historike.
Secili nga shtetet e Ballkanit ka periudhen e vet te lavdise, qe perputhet me pushtimin maksimal te territorit. Keshtu shqiptaret perjetuan prosperitetin e madh gjate koheve romake. Perparimi i sllaveve i preku thelle tokat shqiptare. Maqedonasit njohin dhe kujtojne si kohet e lavdise te tyre ato te Filipit II dhe Aleksandrit III (periudha para mesjetare), kur mbreteria Maqedonase u shtri deri ne Persi dhe Mesdhe. Kroatet i mbeshtesin pretendimet e tyre ne Pacta Conventa (1102) qe krijoi nje shtet kroat i cili perfshiu pjesen veriperendimore te Ballkanit. Bullgaret kane pare me interes perandorine e car Asenit II (kohet mesjetare), i cili e shtriu Bullgarine nga Adriatiku deri ne Detin e Zi. Serbet kane arritur kulmin e lavdise se tyre gjate sundimit te car Dushanit (shek.XIV), kur Serbia perfshiu pjese te Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Greqise veriore. Ne kete periudhe kufijte e perandorise Serbe u shtrine nga Adriatiku deri ne detin Egje e Konstandinopoje. Rumania hyri ne shekullin XIX si nje kompleks principatash dhe arriti ditet e saj "te lavdishme"ne kohet moderne. Pas Luftes se Krimese (1854) keto principata u unifikuan dhe lindi keshtu shteti modern Rumun.
Duke patur parasysh se qe nga pavaresia e tyre ne shekullin XIX vendet e Ballkanit i kane mbeshtetur qendrimet apo veprimet e tyre ne cfare ka ndodhur ne periudhen para-Turke apo me mbrapa, eshte e qarte se referimi qe i behet miteve historike dhe krijimit te mbreterive te pavarura nuk eshte i influences siperfaqsore. Gjate konflikteve te dekades se fundit, shume grupe etnike ne rajon perdoren mitet dhe pretendimet historike per te justifikuar veprimet dhe kerkesat e tyre territoriale.
Permbledhja e mesiperme historike tregon qarte se pjesa me e madhe e kombeve ne rajon kane konkuruar dhe pretenduar nje territor te perzier dhe ketu qendron shkaku qendror i konflikteve te perhershme. Keshtu, levizjet dhe konfliktet ne rajon jane frymezuar dhe shkaktuar nga etno-nacionalizmi qe derivon nga koncepti etno- territorial. Koncepti etno-territorial lidh grupin etnik me nje territor.
Me renien e Perandorise Otomane etno-nacionalizmi fitoi terren te gjere ne rajon. Natyrisht shqetesimi i Fuqive te Medha per ndarjen e rrenojave Otomane i ngadalesoi perkohesisht inspiratat nacionaliste. Per me teper, pamundesia praktike per t'i futur te gjithe segmentet e nje grupi etnik brenda nje kombi vetem sa ka krijuar nje cikel konfliktesh qe kane shperthyer dhe nuk kane zgjidhur asgje. Zjarri i etno-nacionalizmit ka sherbyer si burim frymezimi per t'i nxjerre keto konflikte periodikisht ne skene.
Pika e fillimit te debateve territoriale, me baze etnike, ndermjet serbeve dhe shqiptareve eshte Traktati i Bukureshtit, ne Gusht 1913, qe krijoi shtetin e pavarur te Shqiperise. Fitimtaret e medhenj ishin Serbia dhe Greqia sepse pjese te medha te Shqiperise veriore, lindore dhe jugore i kaluan Serbise dhe Greqise. Rrjedhimisht, mbi gjysma e popullsise shqiptare u la jashte kufijve te shtetit te ri shqiptar. Kjo gjendje vazhdon te ruhet deri ne ditet tona.
Pjesemarrja e grupeve te ndryshme etnike, ne kampe te ndryshme, ne Luften e Pare Boterore e rriti urrejtjen etnike. Keshtu, Serbia, Greqia dhe Rumania luftuan ne krah te Aleateve, ndersa kroatet, bullgaret dhe sllovenet mbeshteten Fuqite Qendrore. Gjate Luftes, kroatet grumbulluan serbet dhe sllavet muslimane (boshnjake) ne kampe perqendrimi, ku dhjetra mijra prej tyre vdiqen kryesisht nga semundjet dhe moskujdesi. Keto ngjarje hedhin drite per nje kuptim me te mire te luftes ndermjet kroateve dhe serbeve ne mes te viteve '90.
Nga ana tjeter, krijimi i Jugosllavise pas Luftes se Pare Boterore ofron nje shembull te shkelqyer te perpjekjeve te deshtuara per te permbushur pretendimet etno-nacionaliste. Ne fakt, frika nga ekspansioni Italian drejt territorit jugor sllav i detyroi slavet e jugut te bashkohen me Serbine.
Ne periudhen ndermjet luftrave, shqiptaret nga Kosova dhe maqedonasit perendimor iu nenshtruan sundimit serb qe karakterizohet nga shtypja dhe kufizimet arsimore- kulturore. Per me teper, serbet u perpoqen te realizonin nje ristrukturim etnik territorial. Nepermjet kolonizimit serb dhe trajtimit shtypes, ata synonin qe t'i detyronin shqiptaret te emigronin. Per shkak te kesaj politike, ne vitet 1918-1941, rreth 70.00 kolone u sollen ne Kosove dhe rreth 150.000 shqiptare emigruan kryesisht ne Turqi.
Megjithate, shqiptaret ne sundimin Serb kurre nuk e nderprene rezistencen e tyre kunder shtypjes. Rezistenca e kacakeve coi ne 1918 ne krijimin e Komitetit per Mbrojtjen Kombetare te Kosoves qe u be i njohur si Komiteti Kosoves. Ashtu si Ushtria Clirimtare e Kosoves (U.C.K), ai kalonte arme fshehtas permes kufirit me Shqiperine dhe kordinonte rezistencen e Popullsise Shqiptare ne Jugosllavi.
Gjate luftes se dyte boterore Hitleri ndermori masa ne shkalle te gjere per te zbatuar planin e tij te madh te gjermanizimit te popujve heterogjene jugosllave. Sipas ketij plani, Nazistet deportuan rreth 40,000 Sllovene dhe afersisht 200,000 Serbe dhe Sllovene u lane te vendosnin vete qe te merrnin arratine ose perndryshe do t'i nenshtoheshin fatit qe u ishte parapregatitur. Te frymezuar nga ideologjia Hitleriane e shfarosjes, Kroatet dhe Bullgaret zbatuan shpernguljet ne mase te etnive te tjera qe jetonin ne territoret e tyre. Keshtu, Bullgaret realizuan debimet masive te Serbeve te Maqedonise dhe sollen nje numur te madh kolonesh bullgare ne vend te tyre.
Nga kendveshtrimi etnik, ceshtja me e
diskutueshme politike e kesaj periudhe ishte shteti i pavarur i Kroacise. Perfshirja e territoreve te Bosnje Hercegovines komplikoi ne menyre te konsiderueshme bazat etnike te shtetit. "Nga 6.5 milion banoret e tij, vetem3.4 milion ishin Kroate; vec ketyre 1.9 milion ishin Serbe Ortodokse, 700,000 Muslimane, 150,000 Gjermane, 18,000 Hebrenj dhe pjesa tjeter italiane.”1 Zbatimi i politikes se shfarosjes, ne nje shtet me perberje etnike si Kroacia, perfundoi ne konflikte te pergjakshme.
Deshtimi i Hitlerit per te perfunduar ne menyre te rrufeshme fushaten e tij kunder Bashkimit Sovietik i dha mundesi vendeve te pushtuara nga aleanca e Boshtit qe te organizonin levizjet partizane. Ne rastin e Jugosllavise Partia Komuniste, ilegale gjate periudhes se qeverise mbreterore, mori drejtimin e levizjes, dhe Sekretari i Pergjithshem i Partise Josip Broz Tito, i quajtur Tito, komandoi veprimet e rezistences. Gjate kesaj kohe ne Jugoslavi vepronin edhe levizje te tjera. Keshtu Ante Pavelic, nje anetar i krahut Francez te Partise Kroate te te Drejtave, me mbeshtetjen e Musolinit, organizoi levizjen (Rrebelimin) e Ustasheve. Synimi ishte arritja e pavaresise se Kroacise, dhe ne se do te ishte e nevojshme edhe me ane te dhunes. Njekohesisht me fillimin e fushatas se Ustasheve, ne fund te Prillit 1941, Serbet nen komanden e Kolonel Drazha Mihailovic organizuan rezistencen e tyre. Mihailovic i quajti forcat e tij Chetnike sepse ky term ringjallte ne kujtese te njejtat grupe qe luftuan kunder otomaneve.
Megjithese si Partizanet ashtu edhe etniket kishin si objektiv debimin e armikut, ata deshtuan te punonin se bashku. Mosmarrveshja me serioze midis partizaneve dhe çetnikeve ishte mospajtimi per te ardhmen e Jugosllavise. Duke i bere thirrje vetem Serbeve, programi i Çetnikeve nuk ofronte asgje terheqese per kroatet, shqiptaret, maqedonasit, sllovenet dhe boshnjaket. Ne te kundert programi i partizaneve ishte per te mbrojtur te drejta te barabarta te te gjitha nacionaliteteve perberese te shtetit Jugosllav. Per me teper raprezaljet brutale gjermane kunder akteve te levizjes se rezistences i forcuan bindjen Çetnikeve se raprezaljet gjermane kunder luftes guerile do te ishin aq te tmerreshme sa do te kercenonin zhdukjen e popullsise serbe. Keshtu, Çetniket filluan te besonin qe partizanet me kembenguljen e tyre per te provokuar raprezalje ishin rreziku me i madh per Serbine. Kjo situate prodhoi nje lufte trepaleshe qe zhvillohej midis Çetnikeve, Partizaneve dhe Ustasheve.
Lufta civilo- etnike u perhap me shpejtesi me te madhe se lufta Kroato- Serbe pasi te dyja palet filluan te lanin hesapet e vjetra me komunitetin musliman. Duke i meshuar slloganit "serbet mbi te gjithe te tjeret", "etniket" i shtyne serbet te luftonin ndaj kroateve dhe muslimaneve. Kjo politike i detyroi muslimanet te bashkoheshin me kroatet dhe te ngrinin krye ndaj serbeve. Keshtu, lufta civile dhe etnike e veshur me aspektin fetar fitoi nje dimension tjeter qe komplikoi se tepermi problemet e Jugosllavise, pothuajse pertej kufijve te botkuptimit human.
Kostua e kesaj lufte komplekse (civile-etnike-fetare) ishte jashzakonisht derrmuese dhe tej parashikimeve. Akoma dhe sot nuk dihet se sa serbe jane vrare ne Kroaci. Disa autore pretendojne se numri i viktimave ishte 300,000; te tjeret japin shifra per te pakten 500,000 viktima. Megjithate, serbet nuk ishin viktimat e vetme. Muslimanet gjithashtu kaluan vuajtje te medha. Ne Bosnje – Hercegovine rreth 8 perqind e popullsise se para luftes rane si viktima. Pra masakra etnike ne Bosnje mori me shume jete se lufta kunder okupatorit te huaj.
Megjithese, ashtu sikurse u trajtua, lufta civile shkaktoi nje numur mjaft te madh viktimash, ajo nuk i zgjidhi problemet etnike. Edhe ne fund te Luftes se Dyte Boterore, vendimi perfundimtar per çeshtjet territoriale te Ballkanit (si dhe ne te kaluaren) nuk u zgjidh sipas parimit te vetevendosjes te Presidentit Willson por, zgjidhjet u kushtezuan nga marredheniet dhe interesat e fuqive te medha.
Duke u perpjekur te pengoje dominimin e plote Sovjetik ne Ballkan, Kryeministri Britanik, Çurçilli kerkoi te bente nje lloj marreveshje me Stalinin. Duke mos pasur aprovimin paraprak te Shteteve te Bashkuara, ata rane dakort te zevendesonin marreveshjen e ndarjes se influencave me perqindje me Deklaraten e Jaltes. Duke ju referuar rendit te ardheshem politik ne Ballkan teksti i Deklarates shpalli te drejten e popullit per te zgjedhur formen e qeverisjes me te cilen do te jetoje. Edhe pse Stalini e nenshkroi Deklaraten, qellimi i tij per vendosjen e regjimeve krejtesisht komuniste ne gjithe Ballkanin Perndimor kerkonte metoda te ndryshme nga "e drejta e njerezve per te zgjedhur formen e qeverisjes”. Keshtu vendet e Ballkanit dolen nga Lufta e Dyte Boterore me institucione te ndryshme politike dhe nje politike te jashtme te unifikuar dhe te administruar e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Duke patur parasysh qe regjimet komuniste kishin prirje antikombetare, eshte e kuptueshme se diktatura e tyre solide dhe repressive shtypi te gjitha format e etno-nacionalizmit. Pas Luftes se Dyte Boterore u shtyp me dhune nje revolte e armatosur e shqiptareve ne Kosove, te cilet refuzuan te shkonin perseri ne Jugosllavi. Kosova mbeti perseri pjese e Serbise, ndonese nga emri ishte nje Krahine autonome. Represioni serb arriti kulmin gjate kohes kur Ministria e Puneve te Brendeshme dhe Sherbimi Sekret ishin ne duart e Aleksander Rankovicit. Duke iu besuar metodave te vjetra tradicionale te represionit, Rankovici iu dha serbeve te gjitha pozitat kyce ne Kosove. Zhgenjimi i shqipetareve arriti kulmin ne demonstratat e v. 1968 qe u shtypen me force. Qe atehere sidoqofte, u moren masa periferike per te permiresuar statusin e Kosoves, process qe u finalizua me Kushtetuten Federale te v. 1974.
Sipas kushtetutes se v. 1974, Kosova u shpall Krahine Autonome me status perfaqsues ne Federate gati te barabarte me ate te republikave kushtetuese. Megjithese, de jure, statusi i fituar nga Kosova ishte shume prane atij te republikave te tjera, de facto, krahina ishte formalisht brenda Serbise dhe nuk kishte asnje te drejte per vetvendosje. Sidoqofte pushteti tani ishte ne menyre te konsiderueshme ne duart e komunisteve shqiptar (kosovar). Kushtetuta coi ne rritjen e kontrollit politik shqiptar te Kosoves. Keshtu pervec forcave te armatosura dhe marredhenieve te jashteme, aparati shteteror lokal kaloi ne duart e shqiptareve te Kosoves
Kushtetuta e v. 1974 shenoi nje kthese ne marredheniet midis Serbise dhe Shqiperise. Sipas opinionit te serbeve, Kushtetuta e kishte inkurajuar Krahinen Autonome te Kosoves te sillej si njesi federative. Megjithate, duke e konsideruar veten si grupi i trete me i madh kombetar, shqiptaret e Kosoves kishin bindjen e forte se kushtetuta u dha atyre me pak te drejta se sa meritonin. Keshtu pakenaqesia e shqiptareve me statusin e Krahines Autonome dhe kundershtimi i tyre per legjitimitetin e serbeve ne Krahine qendron ne thelb te konfliktit midis te dyja paleve.
B. NDARJET FETARE
Ashtu si nje pjese e madhe e Evropes se hershme, Kristianizmi i bazuar ne Kishen Katolike Romake predominoi ne rajon ne kohet e lashta. Refuzimi i patriarkeve greke ne Konstandinopoje per te njohur pretendimet mbi supermacine e peshkopeve te Romes prodhoi "ndarjen e madhe"te lindjes dhe perendimit. Kjo ndarje u be plotesisht e qarte ne v. 1054 duke e ndare boten kristiane ne kisha te katolikeve romake dhe ortodokseve greke.
Vija ndarese gjeografike midis dy kishave ra mespermes Ballkanit. Keshtu kroatet dhe sllovenet mbeten nen ndikimin e katolicizmit romak, ndersa bullgaret, serbet dhe rumunet rane ne ndikimin e kishes ortodokse kristiane. Duke marre ne konsiderate faktin se te dyja deget e Kishes Kristiane vazhduan te distancoheshin, eshte e kuptueshme se ky proces i armiqesoi me tej besimtaret respektive.
Gjendja fetare ne Ballkan u be edhe me e nderthurur me ardhjen e Islamit. Ne fakt, turqit nuk praktikuan ndryshimin e dhunshem drejt Islamit. Sidoqofte shperblimet ekonomike shkaktuan nje ndryshim vullnetar, kryesisht ne Bosnje dhe Shqiperi ku 65% e popullsise u kthyen ne muslimane. Rrjedhimisht, gjenden tre komunitete te medha te nje rendesie te vecante brenda kufijve te Ballkanit. Komuniteti kristian ortodoks, me i madhi ne numer, perfshin Bullgarine, Rumanine dhe Serbine. Edhe Maqedonia i perket Ortodoksizmit Kristian, por perqindja e muslimaneve ne kete vend eshte e rendesishme. Ne Shqiperi, nje popullsi tradicionalisht kristiane ortodokse llogaritet ne 23% te te gjithe popullsise. Brenda kufijve te Bosnjes dhe Hercegovines gjendet nje komunitet i rendesishem ortodoks. Ne Bullgari, komuniteti musliman llogaritet ne rreth 10% te popullsise se vendit. Komuniteti katolik perfshin Sllovenine dhe Kroacine. Ne Shqiperi, nje popullsi tradicionalisht katolike llogaritet ne 12% te popullsise se vendit. Nje pjese e popullsise ne Bosnje dhe Heregovine eshte katolike. Komunitete katolike ka gjithashtu ne te gjitha vendet e Ballkanit. Ne Bosnje dhe Shqiperi 65% e popullside konsiderohen si muslimane.
Vendosja e Otomaneve ne Ballkan e ndau boten mesdhetare ne dy kampe: ne ate te Kristianizmit dhe ate te Islamizmit. Duke qene i izoluar nga burimet e tij ne Lindjen e Aferme, Perendimi ndermori nje fushate per te rivendosur kete lidhje. "Ekspansioni i suksesshem Otoman drejt Evropes Qendrore deri ne fund te shekullit XVI e mbajti idene e kryqezates gjalle…deri ne fund te shekullit XVII kur renia e Perandorise Otomane u be … e pakthyeshme.2
Edhe pse Ballkani nuk e ka perjetuar asnjehere llojin e luftrave fetare te zhvilluara ne Evropen Qendrore dhe Perendimore, feja sidoqofte luajti nje rol te rendesishem ne konfliktet etnike. Tendenca per te identifikuar lidhjet e ngushta fetare me nje grup specific etnik nga njera ane dhe liria relative fetare brenda Perandorise Otomane nga ana tjeter, u kombinuan per t'i bere kishat lokale si simbole qendrore te formesimit te nacionalizmit brenda Ballkanit. Keshtu, Kisha Latine nuk ishte vetem nje element i rendesishem qe i beri kroatet te ndryshem nga serbet, por edhe nje pike grumbullimi per nacionalizmin kroat kunder serbeve. Ne te njejten menyre, Kisha Ortodokse Serbe u be fokusi i nacionalizmit serb deri ne Luften e Dyte Boterore.
Megjithate, gjate diktatures komuniste, te gjitha vendet e Ballkanit e shtypen dhe perndoqen brutalisht fene per me shume se kater dekada. Kjo ka lene efektin e vet ne shoqerite e sotme Ballkanike duke i bere ato me te lira nga influencat serioze fetare. Ne nje situate te tille, kishat katolike dhe ortodokse si dhe institucionet fetare muslimane aktualisht nuk jane ne gjendje te mbeten udheheqesit shpirteror dominues te pasuesve te tyre.
C. KUFIJTE GJUHESORE
Migrimi masiv qe pershkoi rajonin shtoi lloje te ndryshme gjuhesh brenda tij. Keshtu, serbo-kroatishtja, bullgarishtja, maqedonishtja u bashkuan me gjuhet e lashta te rajonit. Pervec ketyre, ka minoritete qe flasin greqisht, italisht, hungarisht dhe turqisht. Duke patur parasysh se gjuha e folur apo e shkruar krijon drejtpersedrejti nje identitet etnik individual si edhe kombin e tij, eshte e qarte se gjuha eshte e lidhur ne menyre te pandashme me fene dhe identitetin kombetar. Vetem shqiptaret, p.sh, flasin shqip, e njejta gje vlen edhe per bullgaret dhe rumunet.
Pasojat e rritjes se numrit te gjuheve sipas kufijve etnik kane ushtruar ndikime te forta ne rajon. Perpjekjet e dijetareve dhe politikaneve per t`i ndare keta popuj…ne bullgare, kroate, serbe dhe me vone ne maqedonas me gjuhen si vecori kryesore, do te conte ne te ardhmen drejt shtimit te urrejtjes.”3 Se cfare ndodhi ne Ballkan ne dekatat e fundit eshte nje konfirmim i gjykimit te mesiperm
KUFIJTE KULTURORE
Ndryshimet kulturore filluan me ndarjen e Romes nga Bizanti. Vija ndarese ndermjet Romes dhe Bizantit u be kufiri kulturor ndermjet Oksidentit dhe Orientit. Edhe pse nje numur pushtuesish kaluan permes rajonit dhe lane gjurmet e tyre kulturore, hendeku kulturor me kryesor erdhi si rezultat i konflikteve midis kultures Otomane dhe Evropiane.
Duke patur parasysh qe Ballkani permban nje perzierje te kulturave shqiptare, kroate, rumune, otomane dhe sllave dhe fakti qe secila prej tyre pretendon te jete kontribuesi me i madh ne rajon, eshte e qarte se asnje kulture nuk mund te shfaqet si kulture dominuese. Per me teper, kulturat e ndryshme jane ekskluzive nga natyra. Kjo do te thote se nje individ nuk mund te fitoje karten jeshile per antaresim n.q.s nuk ploteson te gjitha kushtet paraprake te detyrueshme (feja, gjuha dhe origjina etnike). Keshtu p.sh duke mos qene ne gjendje te zhvillonin as kulture te pavarur as kulture qe i pershtatet nje apo kulturave te tjera ne rajon, boshnjakeve iu eshte mohuar e drejta per te hyre ne njeren prej tyre. Kjo ka formuar ne rajon nje mentalitet kulturor qe mund te percaktohet si "ne kunder tyre.
Konkluzioni kryesor qe del nga trajtimi i mesiperm eshte se ndikimi negativ i ndarjeve etnike, gjuhesore, fetare dhe kulturore ne Ballkan eshte nje element i rendesishem qe duhet marre ne konsiderate ne ndertimin e nje strategjie per te ardhmen e rajonit.
1 Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, Vol. II, Shekulli I XX, New York: Cambridge University Press, 1983, f. 263.
2 Maria Todorova, Imagjinata mbi Ballkanin, Oxford University Press, 1997, f.. 64
3 Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit: Shek. XVIII dhe XIX, Vol. I
4 Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit: Shek. XVIII dhe XIX, Vol. I, f. 40-41
Botuar me lejen e autorit.