Konflikti etnik në Maqedoni rrezikon Ballkanin

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski
Një konflikt etnik në Maqedoni do të kishte ndikim në tërë Ballkanin, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski.
Popovski deklaratat i ka bërë në një intervistë për gazetën turke Hyrriet, ku ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend.
Vrasja e pesëfishtë ka nxitur tensione etnike, dhe çdo konflikt etnik në vend do të kishte ndikim në tërë Ballkanin, ka theksuar ministri Popovski.
Sipas tij, nëse do të arrihej qëllimi i Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së, atëherë çdo nismë për struktura radikale do të zvogëlohej dhe do të zhdukej. /Gazeta Hyrriet/
Përgatiti: E.L