Grabitën shtëpinë e emigrantit, 3 në pranga

Grabit banesen, foto arkiv
Tre persona u vunë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vjedhjen e një banese.
Janë arrestuar shtetasit: Sami Hoxha, 25 vjeç, shtetasi me iniciale B.H, 17 vjeç dhe një 12-vjeçar me iniciale B.M, që të gjithë banues në fshatin Lalëz.
Këta tre persona akuzohen për vjedhjen e një banese së një emigranti, i cili ndodhet në Itali. /Mark Brunga/