Lunaçek: BE e ngadalshme ndaj Kosovës

Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se Bashkimi Evropian po ecën shumë ngadalë në përmbushjen e premtimeve të dhëna për Kosovën.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Lunaçek ka thënë se janë pikërisht disa shtete të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ato të cilat po e ngadalësojnë procesin që Kosova ta marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave./Indeksonline.net/ Përgatit: E.L