Rama: Interesat e kryeministrit po rrezikojnë marrjen e statusit

Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp flet për kushtet e marrjes së statusit kandidat në vjeshtë.
Rama thotë se ne nuk mund të marrim statusin e kandidatit pa mbyllur reformën para 24 majit, duke rrezikuar kështu procesin e integrimit dhe statusin e kandidatit.
Rama i bën thirrje kryeministrit, që të marrim provimin e vjeshtës dhe zgjedhja e presidentit të bëhet me konsensus.
Kryeministri po bën shurdhin ndaj thirrjes sonë për dialog dhe zgjedhjen e presidentit konsensual. Kryeministri do një president për vete dhe jo gjithë shqiptarët, – tha Rama.
Rama ka theksuar se Berisha duhet t`i lerë në këtë moment akuzat, shpifjet dhe gënjeshtrat apo fjalimet me dokrra për arritjet e tij imagjinare pasi sipas tij është koha e konsensusit për presidentin.
Deklarata më e fundit e komisionarit Fule dhe vizita e sotme e ministrit danez të çështjeve evropiane tregojnë qartë se jemi në një moment kur miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka për të na ndihmuar në emër të interesave të vendit tonë dhe familjes evropiane, të cilët kërkojnë ti ndihmojmë me rezultate konkrete, shtoi Rama
Rama tha se është i shqetësuar, pasi sipas tij, koha nuk pret, dhe mesazhet e tyre po bien në veshët e shurdhët të qeverisë. Berisha nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi ato personale. Nuk po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Ky moment historik për Shqipërinë përballë udhëkryqit të zgjedhjes së presidentit, dhe të provimit të madh të vjeshtës e imponon reflektimin e krejt klasës politike shqiptare, dhe të kryeministrit në radhë të parë,- tha Rama. /E.L/