Vlorë, tre shtetas në pranga për zjarrvënie të qëllimshme
VLORË- Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga 3 persona për zjarrvënie. Ata janë Besnik Kaca, Gentian Alliu dhe Besmir Moli.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme rreth orës 15:00 në Himarë kanë djegur një sipërfaqe toke merreth 20 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit P. Z.”,m thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu po ditën e djeshme ka filluar procedimi penal për ”Shkatërrim prone me zjarr” në ngarkim të shtetasit Niko Fatos Guma, lindur dhe banues në Himarë, pasi ka djegur një sipërfaqe prej 200 m² toke kullotë në pronësi të tij.
(m.a/BalkanWeb)