Shmangia e plagjiatures ne punimet shkencore
Për të shmangur plagjiaturën dhe rritur transparencën në punimet shkencore që realizohen me qëllim mbrojtjen e Masterit Shkencor dhe Doktoraturës, Ministria e Arsimit ka vendosur publikimin e tyre në faqen zyrtare të internetit të çdo fakulteti, e cila do të shërbejë për verifikimin e autenticitetit të punimit.
Ndryshimet në rregulloren e etikës në veprimtarinë kërkimore dhe botuese penalizojnë për herë të parë ata që nuk citojnë në biblografi materialet ku janë mbështetur këto punime, por edhe udhëheqesin e temës.
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj i bëri këto deklerata gjatë zhvillimit të Olimpiadës së Informatikës, ku morën pjesë 25 nxënës të shkollave të mesme.
Sipas Ministrit të Arsimit degët e lidhura me teknologjinë e informacionit japin shanse për punësim të shpejtë dhe të lehtë për të rinjtë.