Opinionet e Uithers jane personale SHBA aleat i Shqiperise ne NATO

Në këtë reagim zyrtar, lidhur me deklaratat që Uidhers ka dhënë pas largimit nga vendi ynë, theksohet se “Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe deklaratat e zyrtarëve aktualë amerikanë, përçojnë politikën e Shteteve të Bashkuara në lidhje me Shqipërisë”. Departamenti i Shtetit nënvizon se SHBA është një aleat i palëkundur i Shqipërisë dhe një mbështetës i fortë i aspiratave të Shqipërisë drejt integrimit europian. Ne jemi së bashku, aleatë në NATO”, thuhet në deklaratën zyrtare. Departamenti i Shtetit pohon se ka inkurajuar qeverinë shqiptare të përqafojë rekomandimet e Bashkimit Europian në lidhje me reformat, të cilat kërkojnë përpjekje realiste dhe të vazhdueshme për të përfshirë dhe opozitën dhe kompromisi të pranohet si pjesë e një procesi politik të natyrshëm.
Departamenti Amerikan i Shtetit, i bën thirrje opozitës shqiptare të jetë e përgjegjshme dhe konstruktive në politikën e saj. “Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje opozitës të jetë e përgjegjshme dhe reaguese, gjë që në një demokraci të pjekur kërkon pjesëmarrje të plotë, active dhe konstruktive në Parlament”.
Departamenti i Shtetit i bën thirrje si qeverisë shqiptare, ashtu edhe liderëve të opozitës, të gjejnë hapësirat për kompromis. Në këtë deklaratë, DASH nënvizon se “është koha e duhur për liderët politikë shqiptarë të bëjnë progres të dallueshëm në axhendën e reformave, në mënyrë që Shqipëria të eci përpara drejt së ardhmes së saj europiane”.