E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në Libi, civilët braktisin Sirten

Qindra rezidentë, në mjete mbushur me sendet personale, ndodhen aktualisht në pikat kryesore të qytetit nga ku dilet jashtë.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit thotë se po respekton një armëpushim për të inkurajuar civilët e mbetur në qytet të largohen, para se të ndërmarrin një sulm përfundimtar.

Kryqi Kuq Ndërkombëtar, i cili ka qenë në Sirte, ngre alarmin se ka nevoja urgjente për ndihma mjekësore.

Sirte është një nga dy qytetet e mëdha që akoma vijon të jetë në duart e mbështetësve të Muamar Gadafit, vendndodhja e të cilit ende nuk dihet./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-02 17:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›