Sanksione ne vend te sulmeve ajrore - pse Perendimi nuk nderhyn ne Siri

Ministrat e Jashtem te BE duan ti ashpersojne sanksionet kunder Sirise dhe me sa duket kane vendosur te ndalojne importimin e naftes nga ky vend. Me kete mase do te ndeshkohet menyra e dhunshme e veprimit te regjimit te Damaskut kunder levizjes siriane te protestes dhe te detyrohet te kaloje ne qendrim te moderuar presidenti Bashar al Assad.
Nje ndalim importi i naftes siriane nga BE mund ti shkaktoje veshtiresi Damaskut rreth 90 perqind e eksporteve siriane te naftes shkojne ne BE. Ne vitin 2010 me 32 Gjermania ishte importuesi me i madh nder vendet importuese te naftes siriane. Nga pikepamja evropiane Siria vertet eshte vetem nje furnizues i vogel dhe evropianet e kane te qarte po te terhiqet Evropa ate do ta zevendesoje ndoshta Kina etja per nafte e se ciles eshte e pafundme. Madje edhe per rastin sikur te mos gjendet zevendesues Libia sapo ka kaluar gjashte muaj ku nuk eksportoi thuajse asgje edhe eksportet e naftes se Irakut shume vite pas rrezimit te Sadamit nuk jane normalizuar. Por pakesimi ose ndalimi i eksporteve te naftes ne te dy vendet nuk coi ne fleksibilitet me te madh te sistemit politik.
Dileme evropiane ndaj pranveres arabe
Ashpersimi i qendrimit te BE perballe Sirise vjen vetem pak dite pas rrezimit te udheheqesit libian Muammar al Gaddafi. Kjo ndricon serish dilemen qe ka Evropa me vendet e pranveres arabe. Megjithe kalimin me sukses te angazhimit ajror ne Libi konsiderohet e sigurte qe as BE dhe as NATO-ja nuk do te angazhohen per here te dyte ne kete menyre. As SHBA ato po pergatiten te terheqin pjesen me te madhe te trupave te tyre nga Iraku dhe Afganistani dhe qofte edhe per kete shkak nuk jane te interesuara per nje aventure te re ushtarake. Shkaqet nuk kane te bejne me lodhjen nga lufta te ketyre shteteve por me teper me kompleksitetin e konfliktit ne Siri
Ne dallim nga Libia me gjashte milione banore Siria ka kater here me shume banore. Ne rastin e nje permbysjeje ose edhe ne rast zgjerimi te trazirave te dhunshme ne Siri kercenojne pasoja te paparashikueshme per vendet fqinje dhe per te gjithe rajonin e Lindjes se Afert. Pasi Evropa ose edhe shtete te tjera te botes deri tani nuk kane qene ne gjendje te paqetojne konflikte ne rajon ose qe ti zgjidhin ato sigurisht qe tregohet kujdes qe nje vater e re konflikti te mos perhapet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti sirian Assad
Lidhja e Sirise me rajonin dhe problemet e tij jane te shumellojshme. Keshtu Siria sot eshte kundershtari i fundit qe mund te merret seriozisht i Izraelit ne konfliktin klasik te Lindjes se Afert- megjithe perpjekjet e perseritura por te gjitha te deshtuara per te zhvilluar negociata paqeje me Izraelin. Damasku eshte qendra e frontit te refuzimit te palestinezeve para se gjithash te Hamasve shefi i te cileve Khaled Mashal operon pikerisht qe nga Siria. Megjithate ne Izrael zhvillimet ne Siri ndiqen me ndjenja te perziera sado pak qe vleresohet Bashar al Assadi ate e konsiderojne gjithsesi nje personalitet te parashikueshem ne veprimet e tij.160
Siria - e lidhur me shume forma me rajonin
Me tej Damasku vazhdon te jete i interesuar per shkaqe historike dhe te politikes se pushtetit ndaj zhvillimeve ne Liban ku- se bashku me Iranin- mbeshtet Hizbollate shiite. Dhe Siria eshte i vetmi aleat arab i Iranit. Kjo ne nje kohe kur vete Teherani e paralajmeroi pak kohe me pare Damaskun qe ti marre me seriozisht kerkesat e qytetareve te tij.
Per te gjitha keto shkaqe Evropa dhe SHBA e kane shume me te veshtire te ndermarrin dicka kunder gjakderdhjes ne Siri. Angazhimi ushtarak perjashtohet per shkak te perhapjes se mundshme te konfliktit. Por vetem sanksionet- sic jane ndalimi i importeve te naftes nga Libia - ka pak gjasa qe ta bejne Damaskun te ndryshoje qendrim.
Autor Peter Philipp/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj
160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160160