E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrethimi i Sirtes ne Libi po ngushtohet

Keshilli tranzitor i kryengritesve u ka vendosur luftetareve ne qytetin Sirte nje ultimatum deri te shtunen 03.08. Po te mos i dorezojne armet deri atehere kryengritesit do ta sulmojne qytetin. Kryengritesi Taleb pret rreth 30 km larg qytetit marrjen e nje vendimi

Ne do te vazhdojme marshimin drejt qytetit po nuk do te futemi brenda se ende situata nuk eshte e sigurt. Po zhvillohen ende negociata midis kryetareve te fiseve dhe udheheqesve tane. Ne presim urdhra. Po te na urdherojne sigurisht qe do te futemi. Po te mos marrim urdhra ne radhe te pare do te sigurojme vijen tone te mbrojtjes.

Vendndodhja e Gaddafit e paqarte

Me kembengulje vazhdon te perhapet fjala se vete Gaddafi ndodhet ne qytetin e tij te lindjes lajme te tjera flasin per qytetin Beni Walid ne juglindje te Tripolit ku Gaddafi ka gjithashtu nje mbeshtetje te gjere. Zedhenesi i kryengritesve Al Ameen Bolhaj e paraqet jo shume te rendesishem nje arrestim te mundshem te Gaddafit

Te gjithe libianet shpresojne qe ta arrestojne sa me shpejt qe te jete e mundur Gaddafin. Por ky nuk eshte synimi yne i pare ne nuk jemi te fiksuar ne kapjen e tij. Ne duam te ndertojme nje Libi te re.

Organizata e Ndihmes se emergjences Mjeke pa Kufij ka shpallur alarm per shkak te gjendjes se keqe te furnizimit te migranteve ne Tripoli. Qindra refugjate nga shtete afrikane presin ndihme ne dy kampe provizore pa furnizim te mjaftueshem mjekesor. Ne nje garnizon te braktisur ushtarak ne Tripoli rreth 1000 vete nga Somalia Sudani dhe vende te tjera jetojne ne kushte cnjerezore ne cadra dhe barraka druri pasi jane arratisur nga zonat e luftimeve.

Gjendje e rende e migranteve

Shume nga njerezit vuajne nga infeksione te rrugeve te frymemarrjes nga semundjet e lekures dhe ato te aparatit te tretjes tha nje zedhenes i organizates. Migrantet flasin vec kesaj per urrejtje dhe dhune me te cilat i pret populli ne Libi. Ahmed Hussein eshte nga Sudani

Shume njerez jane te armatosur dhe na sulmojne. do i zi sulmohet sepse besojne qe ne i perkasim regjimit te vjeter. Prandaj une jam fshehur ketu kam frike nuk jam i sigurte askund dhe prandaj kam ardhur ketu.

Dhe nje burre nga Nigeria ploteson

Po te dalesh ne rruge njerezit te ndalojne dhe thone se ke luftuar per Gaddafin. Une nuk jam luftetar prandaj jam fshehur ketu me gruan time pa para per te blere ushqime. Ju lutem kam nevoje per ndihmen tuaj.

Autor Michael Ehl/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›