Partitë shqiptare në Maqedoni kundër referendumit
Anëtari i kryesisë së BDI-së, Xhevat Ademi ka deklaruar për mediat maqedonase se forca e tij politike i qëndron këtij vendimi në funksion të perspektivës euroatlantike të vendit.
“Forcat politike serioze duhet të kenë guximin të tregojnë përgjegjësi në momente historike dhe të marrin vendime, të cilat për momentin mund të mos jenë aq të popullarizuara mes të gjitha shtresave shoqërore, por janë vizionare, të rëndësishme dhe në funksion të perspektives euroatlantike të shtetit”, ka theksuar Ademi.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi e ka cilësuar këtë referendum si mashtrimin e radhës të qeverisë maqedonase, duke i ftuar shqiptarët të mos marrin pjesë në të.