E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti në Siri, shpërthimi vret 70 vetë në Hama

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja, e cila citon aktivistët siriane. Ata thanë se shumë shtëpi në distriktin Masha al-Tayyar në Haman Jugore u shkatërruan nga një shpërthim i fuqishëm.

Media shtetërore raportoi se 16 persona humbën jetë në një shtëpi të përdorur si fabrikë bombash nga “grupet e armatosura terroriste”.

Menjëherë pas sulmit, në internet u publikuan video ku aktivistët nxirrnin nga rrënojat të plagosurit dhe trupat e pajetë. Aktivistët akuzojnë se shpërthimi mund të jetë kryer edhe me anë të një rakete skud.

Ndërkohë, është publikuar një video ku shfaqen forcat siriane të sigurisë teksa varrosin të gjallë një burrë pasi ai akuzohej se kishte dërguar material në stacionet televizive.

Emri i personit nuk dihet, porse thuhet të jetë një aktivist medieve. Ai shihet tek lutet që t’i falin jetën ndërkohë që mbi të hidhet dhe. Më pas ai bie në qetësi./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-26 09:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›