New York hapet pa asnje proteste qendra islamike

Ngritja e qendrës islamike në afërsi të nivelit 0 në Nju Jork ka qenë për shumë kohë objekt debati, por jo ne ditën e celjes së saj. Qendra e Komunitetit Islamik, në Park 51 të Manhattanit, u cel me një ekspozitë fotosh të fëmijëve me origjinë nga 170 vende të botës që jetojnë në Nju York City.
Qendra që përfshin dhe një xhami, ishte objekt polemikash të ashpra në 2010, pasi sipas kritikëve hapja e një qendre islamike aq pranë vendit ku ngriheshin kullat binjake, reflekton mungesë të theksuar ndjeshmërie për të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.
Megjithatë në ditën e përurimit që përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, munguan protestuesit e kundërshtarët, ndonëse ishin të pranishëm disa qindra banorë të zonës.
Ekspozita "NYChildren," e fotografit Danny Goldfield tregon portretet e fëmijëve me origjina të ndryshme, banorë të Nju Jork. Ekspozita me këto nisi si një projekt pak pas 11 shtatorit, kur si kundërpërgjgje ndaj sulmeve terroriste vala e të ashtuquajturave “krime urrejtjeje” u rrit në mbarë Shtetet e Bashkuara.