E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për divorcin e motrës, pranga vëllait që kanosi krushqit

TIRANË- Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë mëngjesin e sotëm shtetasin Albert Murataj, ndaj të cilit ishte dhënë masa e arrestit ‘burg’.

Murataj ishte i përfshirë në një konflikt me armë, pak kohë më parë ku mbeti i plagosur Bledar Kurnakaj.

Nga hetimet paraprake mësohet se Albert Murataj, bashkë me të vëllanë Fatmir Murataj, kanë tentuar të ekzekutojnë me armë tre vëllezërit Kurnekaj nga Babrruja.

Shkak për konfliktin mes dy familjeve ka qenë divorci i motrës, se vëllezërve Muaratj, e cila ka qenë e martuar me Luan Kurnekajn.

Pas ngjarjes policia kishte vënë në pranga Fatmir Murataj, ndërkohë që sot u prangos edhe Albert Murataj. Akuza që rëndon ndaj vëllezërve Murataj është “vrasje në rrethana cilësuese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›