Ne Shqiperi, duhen 27 vjet qira per te blere nje shtepi
Cmimi i nje banese ne qender te Tiranes eshte 27 here sa qiraja vjetore e tij. Qe do te thote ne terma praktike, se duhen po kaq vjet, per ta blere ate. Ky eshte treguesi i raportuar se fundmi nga Banka e Shqiperise, referuar nje krahasimi rajonal, ne aspektin e raportit mes blerjes se nje shtepie dhe mbajtjes se saj me qira. “Megjithate, ky tregues ka rene ne nivelin prej -25% ne krahasim me vitin 2009”,- sqarojne ata per rastin e Shqiperise. Teksa shtojne me tej se ne rajonin tone, vendi i cili i ka aktualisht banesat me te shtrenjta, eshte Greqia. Konkretisht, aty duhen plot 31 vjet qira, per te blere nje shtepi. Pasuar nga Republika Ceke, ku nje shtepi ne mes te Prages, kryeqytetit te saj, kushton sa 29 vite pagese te qirase se saj. Si edhe Italia, ku ky tregues ne Rome, eshte baras me 25 vite qira. Vendi me raportin me te ulet te cmimit te shitjes se shtepive dhe qirave? Hungaria, ku ne kryeqytetin e saj Budapest, nje shtepi mund ta blesh me cmimin e 12 viteve qira apo Maqedonia, qe e ka ne kuotimin 19, kete tregues per Shkupin, kryeqytetin e saj. Apo 17 vite Serbia dhe 18 Rumania. Sic edhe shihet, panorama statistikore e rajonit, ofron situata te ndryshme te cmimeve te shtepive, lidhur me qirate. Pasuar kjo, edhe me raporte po kaq te ndryshme, per raportet mes cmimit te banesave si te tilla dhe te ardhurave qe disponojne shtetasit e vendeve te caktuara te tij. Konkretisht, ne Shqiperi, ku raport rezulton te jete ne nivelin prej rreth 39%, goxha i larte. Por qe parakalohet nga Serbia, me nje nivel edhe me te larte, 56%. C’ka do te thote ne terma praktike se hendeku mes parave qe posedojne qytetaret dhe cmimeve te shtepive, eshte goxha i thelle. “Per Shqiperine, per vitin 2012, vlera e ketij treguesi eshte ulur 8%, ne krahasim me tre vite me pare”,- sqarojne gjithashtu ekspertet e BSH-se. Por qe mesa duket, sipas tyre, ne nje vend ne krize si Greqia, e cila ka pesuar dukshem ulje te cmimeve te pasurive te paluajtshme pikerisht per shkak te saj, ky raport eshte edhe me i zbutur, konkretisht, ne nivelin deri 20%. Pasuar nga te dhena te tjera te ngjashme, si ajo e Turqise, qe ka nje raport prej 41.5% mes te ardhurave dhe cmimeve te shtepive, apo Polonia me 34.7%, Kroacia me 20.5% etj.