Dy dimensionet e transformimit te FA Nga Arben Imami
Forcat e Armatosura Shqiptare per shkak te Luftes se Ftohte, kishin trasheguar nje strukture qe kishte tejkaluar kapacitetet e saj dhe misionin. Numri i njesive te pronave, armeve, pajisjeve dhe fuqise punetore qe i perkasin FASH jo vetem qe ishte krejtesisht i paefektshem, por perkundrazi ishte i demshem per ndertimin e kapaciteteve te Forcave te Armatosura. Per kete arsye sidomos pas partneritetit ne NATO, Forcave tona te Armatosura u nevojitej nje transformim komplet tjeter per t’iu pershtatur aleances, te trajnuar dhe te pajisur mire, si dhe Forca te dislokueshme dhe ndervepruese.
Transformimi i Forcave te Armatosura shqiptare perfshiu dy dimensione njeherazi: duke shpetuar nga trashegimia paranojake e te shkuares dhe duke veshtruar perpara drejt se ardhmes. Struktura e re e Forcave te Armatosura ne nje linje me NATO si nje strategji dhe koncept i ri, SDR pergatiti dhe aprovoi per here te pare pas nje partneriteti perfundimin e planit integrues per ne fund te ketij viti.
Dua te perqendrohem me teper ne gjene me te rendesishme, esenciale dhe me te mundimshme: shkaterrimi dhe evakuimin e grumbullimit te municioneve te teperta, eksploziveve, armeve, armatimeve te medha dhe kimikateve te rrezikshme. E konsideroj kete si nje nga proceset e para me te rendesishme dhe kryesor sepse municionet e vjetersuara ishin nje rrezik per sigurine dhe stabilitetin, jo vetem per shtetin tone, por per te gjithe rajonin e Ballkanit. Menjehere pas marrjes se detyres sime si Minister i Mbrojtjes ne vitin 2009, objektivi i pare dhe i panegociueshem ishte shkaterrimi i 100.000 toneve municione te teperta dhe si nje urdher duke qene Minister i Mbrojtjes dhe pjesetar i Kabinetit qeverises qe Shqiperia si nje shtet anetar I NATO-s duhet te ofronte siguri per rajonin. Nuk duhet te kishte vend per aksidente, humbje jetesh apo turbullira te cfaredo lloji per stabilitetin. Ne termat e veta procesi i demilitarizimit u be nje domosdoshmeri per qeverine shqiptare, vullneti politik dhe qellimi ishin te shumta per te siguruar mbeshtetje per Ministrine e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Pervec kesaj ishte shume e qarte per mua si Minister qe Forcat e Armatosura duhet te ishin te lira nga e kaluara e erret per te qene te afte ne perqendrimin e planit strategjik, trajnimeve dhe ushtrimeve per te plotesuar misionin e tyre.
Ne kete fryme, ne jemi perqendruar ne kuadrin e Planit te Veprimit per demilitarizimin shumevjecare dhe objektivat e ketij plani te ngritur, si: Klasifikimi i municioneve sipas rrezikshmerise se tyre; Shkaterrimi dhe evakuimi i municioneve, fillimisht me te vjetra dhe te kalbura; Boshatisja e depove ne afersi te zonave te banuara; Perqendrimi i municioneve te mbetura ne gjendje te mire, ne depo; Siguria qe shperthimet te kryheshin ne vende te hapura dhe te izoluara nga zonat e banuara; Siguria per standardet e larta.
Mbrojtja e ambientit; Sigurimi i nje transparence te plote ndaj opinionit publik.
Keto hapat te para me veshtiresi treguan qe mund te zbatoheshin e kjo per shkak te sasise se pafundme te municioneve, vendndodhjes se depove, mungeses se saktesise se te dhenave dhe municioneve te pa paketuara me origjinen e tyre te prodhimit, etj.
Pervec kesaj, detyra dhe tejkalimi i pengesave burokratike e ngurrimi per te vepruar nga elementet domethenes e stafit deshmoi se nuk ishte nje detyre e lehte.
Duke kuptuar rendesine e ketij procesi ne ngritem nje bord drejtues, i kryesuar nga Zevendesministri me autoritet te plote administrativ, qe te merrej vetem me procesin e demilitarizimit per te zbatuar Planin e Veprimit shumevjecar. Te tre fabrikat e demontimit u pershtaten sipas standardeve per te kryer demilitarizimin industrial te disa elementeve mbeshtetese dhe trupave inxhinierike me nje personel rreth 800 punonjesish te perfshire ne kete proces te suksesshem. Pas Planit veprues te demilitarizimit ishim gati se bashku me organet administrative per masat e tjera, procesi ka filluar te jape rezultatet e veta te para .Deri ne shtator te vitit 2009 kemi demilitarizuar 2 300 ton, ne fund te vitit sasia e municioneve te demilitarizuar ishte 6 500 ton, dhe ne 2010, arriti 20 600 ton. Nuk dua te hyj ne detaje me shifra pasi ato do te shihen ne prezantimin qe do te bejme ne vijim. Ne kemi perparuar jashtezakonisht shkaterrimin e municioneve te teperta dhe te rrezikshme, te vendosur per mbrojtjen e sigurine, duke kembengulur dhe insistuar per nje ndryshim radikal ne kulturen e sigurise brenda komunitetit te mbrojtjes per procesin e demilitarizimit. Ne gjithashtu kemi prezantuar dhe miratuar standarde te rrepta te sigurise ne te gjithe organizatat tona ushtarake dhe brenda fabrikave tona te demontimit.
Mar shkas nga ky takim per te shprehur mirenjohjen time te thelle per te gjitha organizatat, aleatet dhe partneret qe kane kontribuar ne kete proces si: Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar, Kanadaja, Austria, Zvicra, Belgjika, Hungaria, Republika Ceke, Danimarka, Finlanda, Estonia, Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Irlanda, Norvegjia, Suedia, Turqia, Bashkimi Europian dhe OSBE.
Mbeshtetja e forte e dhene nga NATO ( Agjencia per Mbeshtetjen ), Fondi Nderkombetar i Mirebesimit, Zyra per Reduktimin dhe Pakesimin e Armeve dhe Agjencia e Reduktimit ne SHBA, ishin gjithashtu te dobishem per suksesin tone te vazhdueshem.
Jam shume i lumtur t’ju informoj se perpjekjet tona kane dhene rezultate dhe se tashme kemi nje siguri shembullore me permbushjen e ketij misioni shume te rrezikshem. Ne vazhdojme me kembengulje te larte per mbrojtjen dhe sigurine e vendit.
Megjithate, ngarkesen kryesore e ka Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise, pasi 83% e kostos se demontimit eshte i mbuluar nga buxheti i Ministrise se Mbrojtjes, dhe vetem 17% nepermjet donatoreve. Burime te tjera te cilat ndihmuan ne financimin e projektit te demilitarizimit te municioneve jane te ardhurat nga shitja e pajisjeve te teperta, shitja e lendeve plasese per perdorim civil dhe skrape qe mbulohen nga procesi i demontimit. Pra, edhe pse kemi hasur veshtiresi ne koherat e krizes dhe shkurtimet buxhetore, procesi i demontimit nuk ka humbur ritmin e saj. Tashme ne jemi pothuajse ne fund te ketij procesi, ku gjate kater viteve te fundit ne kemi shkaterruar rreth 86 000 ton municione te rrezikshme. Por shkaterrimi i municioneve ka qene vetem nje pjese e pastrimit te shtepise, se bashku me ato, kemi shkaterruar me shume se 7 500 tanke dhe pjese artilerie, 41 anije, 55 avione, te cilat ishin si nje barre per FASH, pasi ato nuk mund as ti perdornim edhe ne qofte se do te riparoheshin. Kostot ne inventaret tona ishin shume me te larta sesa shkaterrimi i tyre. Duke bere te gjitha keto, sot, jemi krenar se ne kemi eliminuar nje rrezik te dukshem per vendin tone, si dhe per faktin se procesi i demilitarizimit eshte kryer me maksimumin e sigurise dhe profesionalizmit te tille ku jeta, nuk ka qene e kercenuar.
Shqiperia eshte e pergatitur per te konsideruar dhe ofruar mundesine e aftesite tona te vendosura ne vendet e rajonit dhe me gjere, te cilat kane probleme te ngjashme. Une mund te theksoj dhe ju siguroj se metodat tona mbi demilitarizimin bene te mundur nje proces te sigurt, me kosto te uleta dhe mbrojtje ndaj mjedisit. Duke dhene nje kontribut te tille, ne i sherbejme sigurise tone te perbashket dhe parimeve te mbrojtjes kolektive, duke rritur sigurine dhe stabilitetin ne rajonin tone.
* Fjala e Ministrit te Mbrojtjes mbajtur dje gjate prezantimit ne seline e NATO-s te arritjeve ne procesin e demontimit