ODIHR: Nuk do te jemi arbiter ne zgjedhje Rozeta Rapushi
Ekipi vezhgues i ODIHR-t nisi dje zyrtarisht misionin ne Shqiperi per te monitoruar zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, duke theksuar se eshte e rendesishme qe procesi zgjedhor te jete i hapur dhe transparent. Ekspertja amerikane, e cila drejton edhe ekipin monitorues, Costance Berryman McCormak, beri publike dje programin e misionit te ODIHR ne kuader te monitorimit te zgjedhjeve, duke u kujdesur te sqaroje se roli i ketij misioni eshte vezhgues. “Misioni yne eshte vezhdues dhe jo te nderhyje ne procesin zgjedhor. ODIHR nuk eshte arbiter zgjedhor”, - u shpreh McCormak. Ndersa nuk pranoi te komentoje aspak situaten ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. “Qellimi i misionit eshte te beje nje vleresim te zgjedhjeve qe do te zhvillohen ne qershor, ne perputhje me standardet nderkombetare dhe ne perputhje me legjislacionin shqiptar. Ekipi kryesor do te qendroje ne Tirane dhe perbehet nga 15 vezhgues nderkombetare. Ekipi do te vleresoje kuadrin ligjor te menduar, menyren si do te administrohen zgjedhjet, regjistrimin e votuesve, zbatimin e teknologjive te reja zgjedhore, medien dhe fushaten elektorale”, - u shpreh McCormak. Ajo informoi se ne fillim te javes se ardhshme do te vijne ne Shqiperi 30 vezhgues afatgjate dhe pas nje trajnimi te shkurter, ata do te shperndahen ne te gjithe vendin. “Vec ketyre, ODIHR ka kerkuar edhe 400 vezhgues afatshkurter. Ata kane shume detyra te monitorojne hapjen e Qendrave te Votimit ne mengjes, ecurine e procesit te votimit si dhe aty te numerimit te votave dhe tabelat e rezultateve. Ata do te bashkohen me ne ne 19 qershor”, - vijoi kryetarja e misionit. Sipas saj, ekipi i ODIHR do te nxjerre nje raport te ndermjetem per 3 jave. Ndersa do te mbaje nje konference per shtyp nje dite pas zgjedhjeve, me 24 qershor, ku do te flase per gjetjet dhe konstatimet paraprake. Raporti perfundimtar do te publikohet pese jave pas perfundimit te zgjedhjeve. McCormak pohoi se ekipi i vezhguesve te ODIHR do te qendroje deri ne mesin e muajit korrik ne Shqiperi per te ndjekur edhe proceduren pas zgjedhore, e njohur se rezultatet e zgjedhjeve dalin me vonese. E pyetur disa here nese e sheh legjitime situaten e krijuar ne KQZ, institucion qe funksionon me kater anetare nga 7 qe ka me ligj, McCormak, tha se situaten e kemi shume te qarte, por misioni yne sa ka nisur nga puna. “Nuk mund te bejme komente pa bere vezhgime te metejshme”. Ajo theksoi se gjeja me e rendesishme eshte qe procesi zgjedhor te jete i hapur dhe transparent. Duke nenvizuar se fakti qe ka vezhgues nderkombetare dhe jane kerkuar te tille, eshte nje fillim shume i mire. McCormack vuri ne dukje se vjen per here te pare te provoje eksperiencen zgjedhore ne Shqiperi. “Nuk jam e re me ceshtjet qe kane te bejne me vezhgimin e zgjedhjeve, por jam e re me misionin ne Shqiperi”, - u shpreh McCormack.
AXHENDA
Ekipi vezhgues i ODIHR gjate qendrimit ne Shqiperi per monitorimin e zgjedhjeve, do te vleresoje kuadrin ligjor te menduar, menyren si do te administrohen zgjedhjet, procesin e regjistrimit te votuesve, zbatimin e teknologjive te reja zgjedhore, mbulimin e medies si dhe fushaten elektorale ne vend. Ata do te qendrojne ne Shqiperi deri ne mes te muajit korrik.
Misioni i ODIRH, njihet me punen e KQZ-se
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) priti dje ne nje takim, delegacionin e
misionit te OSBE/ODIHR-it, kryesuar nga Costance Berryman McCormack, nenkryetari Herald Jepsen si dhe 5 analiste zgjedhore. Gjate takimit, Kryetarja e KQZ, Lefterije Lleshi i ekspertet e ODIHR, me punen qe KQZ ka bere qe nga konstituimi i tij. Nga ana e tyre, ekspertet shprehen falenderimet per pasqyrimin e punes se bere nga ky institucion per pergatitjen e zgjedhjeve te 23 qershorit. Delegacioni i OSBE/ODIHR-it do te jete i pranishem ne Shqiperi per vezhgimin e zgjedhjeve te 23 qershorit.
Ministri i Jashtem, pret vezhguesit e ODIHR
Takimin e pare, delegacioni i misionit te OSBE/ODIHR-it, kryesuar nga Costance Berryman McCormack, e zhvilloi dje me Ministrin e Puneve te Jashtme, Aldo Bumci. Gjate takimit, Ministri Bumci shprehu vleresime per rolin e vecante qe luan ODIHR, me ane te instrumenteve te monitorimit, ne ruajtjen dhe forcimin e sistemit demokratik te shteteve anetare, duke respektuar kriteret themelore te demokracise, shtetin e se drejtes dhe te drejtat e njeriut. Ai vleresoi bashkepunimin e deritanishem mes ODIHR-it dhe Qeverise Shqiptare, si dhe falenderoi znj. McCormack per reagimin ne pergjigje te kerkeses qe Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave nderkombetare, OSBE/ODIHR-it, KiE-se, si dhe shteteve pjesemarrese te ketyre organizatave, per te derguar numrin me te madh te mundshem te vezhguesve. Nga ana e saj, McCornack pasi falenderoi per ftesen dhe bashkepunimin e qeverise shqiptare beri nje prezantim te ekipit te Misionit te vezhguesve te perbere nga analiste politike, ligjore dhe zgjedhore te ODIHR-it.