E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Anulim gjobave te vena 4 muajt e fundit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka premtuat faljen e gjobave qe jane vendosur gjate 4 muajt e fundit nga institucionet e shtetit. Ne fjalimin e mbajtur dje ne Elbasan, Rama u shpreh se qytetaret duhet t’i ruajne keto gjoba si deshmi e betejave te qytetareve me qeverine e korruptuar. “Ne zotohemi se nuk do te njohim asnje gjobe qe eshte vendosur ne 4 muajt e fundit perpara 23 qershorit. Madje, cdo njeri qe ka marre nje gjobe qe nga fillimi i muajit mars duhet ta mbaje ate me krenari si nje certifikate ne betejen me kete regjim te korruptuar, qe qendron lidhur pas pushtetit dhe ne menyren me te pashprese mundohet te kapet pas ketyre formave si i mbyturi pas fijes se barit”, u shpreh Rama. Ai u shpreh se presioni i qeverise po behet me gjoba qe u vendosen fshatareve qe jetojne me drute e pyllit e “deri tek gjobat per biznesmenet e vegjel dhe per sipermarresit e medhenj”. Ne takimin e Elbasanit, Rama i ka cilesuar si normale pakenaqesite qe kane shprehur dy aleatet e partise se tij, kreu i PDS Paskal Milo dhe kreu i PSD Skender Gjinushi. Ne bashkebisedimin e zhvilluar me gazetaret, ne autobusin elektoral te PS para prezantimit te kandidateve ne Elbasan, Rama tha se aleatet tradicionale kane pakenaqesi tradicionale, por qe nuk sjellin probleme per aleancen. “Eshte organike qe here pas here aleatet tane tradicional te kene pakenaqesine tradicionale, por ne thelb nuk ka asgje problematike. Jemi ne nje koalicion dhe do fitojme dhe bashke do qeverisim qeverine”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Dy dite me pare Milo dhe Gjinushi shprehen rezerva per faktin se nuk u futen ne listat e kandidateve te PS-se dhe nuk kane me asnje komunikim me Kryesocialistin. Nderkohe, ne takimin elektoral te Elbasanit, Rama u shpreh se Partia Socialiste eshte e sigurt ne fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit dhe u beri apel votuesve qe te rezistojne ndaj presioneve te mazhorances per voten. “Ne u themi te gjitheve mos u perulni, ruajeni vendin e punes, por mos u perulni! Nderkohe zotohemi publikisht se cdo drejtor shkolle, cdo drejtor spitali, cdo drejtor i cdo pjese te shtetit qe eshte i angazhuar apo do te angazhohet per te ushtruar terror psikologjik mbi rrogetaret, mbas 23 qershorit do te dali perpara pergjegjesise ligjore dhe penale”,- u shpreh Rama. Premtimi kryesor i kreut te PS-se ne Elbasan ishte shtimin i vendeve te punes. Rama tha se me hapjen e 300 mije vendeve te punes do te perfitojne gjithe qytetaret. Kryesocialisti u shpreh se 22 vite me pare askush nuk e mendonte se Elbasani do te ishte kryeqendra e papunesise ne vend. “Pa as me te voglin dyshim 22 vjet me pare te gjithe ata, nder ju, qe jane sot ne kete bulevard dhe qe ishin pjese e uraganit popullor per permbysjen e atij regjimi nuk e kane perfytyruar kurre se 22 vjet me vone Elbasani do te ishte kryeqyteti i papunesise”,- tha ai. Kryesocialisti premtoi se programi i PS-se do te mundesoje rritjen e punesimit dhe shtimin e te ardhurave per shqiptaret. “Ne jemi angazhuar qe ta kthejme katervjecarin e ardhshem ne katervjecarin e nje beteje per te hapur 300 mije vende te reja pune. Ne jemi angazhuar qe ta bejme 4-vjecarin e ardhshem katervjecarin e frymemarrjes se lire per te gjithe ata qe marrin fryme duke jetuar me pune te ndershme, duke filluar nga heqja e takses se biznesit te vogel”,- u shpreh kryetari i PS-se, Edi Rama. Ai ka vleresuar dhe pjesemarrjen ne prezantimin e kandidateve, duke u shprehur se Elbasani do te jete pjese e rilindjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›