E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për një femër në Berat, kapen autorët, vranë babanë e plagosën djemtë

Foto arkiv

Vihen në pranga dy autorët e vrasjes së djeshme në Berat. Dy vëllezërit Bedri dhe Besnik Ibrahimi, 44 dhe 48 vjeç janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për  vrasjen e Gëzim Protoduarit dhe plagosjen e dy djemve të tij.

Sipas policisë, sherri ka nisur për një femër. Të dy palët ishin ulur fillimisht për ta sqaruar mosmarrëveshjen, por situata ka degjeneruar më pas në dhunë e më pas në vrasjen me thikë të 50-vjeçarit Gëzim Protoduari dhe plagosjen e dy djemve të tij Sako dhe Eduart Protoduari nga vëllezërit Ibrahimi. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›