E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi Berisha-Rames Vetem 40 e socialisteve te mbeshtesin

Reforma zgjedhore dhe qëndrimi i kampit blu mbi rekomandimet e ardhura nga socialistët ishte një nga çështjet, në të cilat e përqendroi fjalën e tij Kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Por referuar pikërisht propozimeve të PS-së, kreu i qeverisë garantoi se mazhoranca qeverisëse është gati që t’i votojë ato.

“Nëse nuk ka mungesë vullneti për të justufikuar disfatën e radhës përmes zbatimit të rekomandimeve, mendoj se reforma mund të kompletohet. Nuk mund të them se cili do të jetë qendrimi i zotit Rama, sepse ai është satelit në orbitën e humbjes, absolutisht, që të gjitha variantet e tij nuk e nxjerrin dot nga ajo orbitë. Imagjinoni, ka 8 muaj që u thotë bashkëpunëtorëve do të fitojmë nga Kuq e Zi-të. Lideri që është lider nuk e bazon fitoren tek realitetet inekzistente, por tek pushtimi i mendjes dhe zemrës së qytetarëve dhe frymëzimi i mbështetësve të tij se ai i udhëheq në fitore”, vlerësoi Berisha.

Madje, si për ta sjellë dhe më shumë figurën duale të kreut të PS-së, Kryeministri Berisha bëri me dije lidhur me një sondazh, i cili fakton se njerëzit, qoftë dhe të majtët nuk kanë besim tek drejtuesi i tyre.

“Duhet t’u informoj se një sondazh i fundit dëshmon se vetëm 40% e socialistëve do ta votonin Edi Ramën. Ndaj dhe është spostuar vëmendja tëk Bamiri dhe Kreshniku dhe tek platforma, UFO platforma. Pse ka nodhë kjo? Votojnë Sali Berishën ata, jo se nuk janë besnik të partisë tyre, por nuk mund të besojnë se kryetari që i udhëhoqi nga disfata në disfatë do t’i çojë në fitore, sepse ata kanë instiktin politik, i cili i bën ata të mos gabojnë. Por që të votojnë vetëm 40% i mbështetësve të PS-së, ti je i pashpresë. Ndaj dhe zotëria nuk bën platformë, por thotë kemi Bamirin dhe Kreshnikun”, u shpreh Berisha, lidhur me një çështje të tillë. 
Ndërkaq, kreu i ekzekutivit u ndal dhe tek respektimi i të drejtave të pakicave. Kështu, referuar paradës në Tiranë të homoseksualëve, Berisha justifikoi deklaratën e kreut të PLL-së, mbi një paradë të tillë. “Ata janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë. Ka qenë teprim, ajo se nuk mund të bëhet fjalë që njerëzit të mos mund të shprehin veten e tyre në këtë vend. Orientimi i ndryshëm seksual është i lashtë sa vetë lashtësia, realitet i cili ekziston pavarësisht nga betimet apo bindjet politike. Tirana është qytet i tolerancës dhe vendi është një vend i lirive të garantuara. Ky është qendrimi ynë. Secila parti ka platformën e vet, asnjë nuk ka dajakun platformë. Kur dilte Kryetari i Bashkisë me plehra në bulevard a mund të harrohet, jo? Por ti je i vend i lirë do presësh dhe do e pastrosh, por ia prenë faturën qytetarët e Tiranës”, vlerësoi Kryeministri. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›