E Diel, 1 Nëntor 2026

"Spiunët", politikanët qëdrafti i ri i nxjerr në pension

TIRANE- Grupi për të Drejtat e Njeriut do organizojë një tryezë për të diskutuar në lidhje me draftin e ligjit për“Lustracionin”, në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë kryetarja e kësaj shoqate Elsa Ballauri, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ish-zv. presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE, Aleksandër Biberaj, si dhe juristët Genci Terpo dhe Olsi Baze.

Drafti i ri i “Spiunëve” që do të diskutohet në tryezën e sotme përfshin përjashtimin e një sërë kategorish nga jeta politike dhe publike, duke nxjerrë në pension
politik një pjesë të konsiderueshme të politikës, përfshirë dhe drejtues të lartë të partive të maxhorancës dhe opozitës së sotme.

Gazeta Shqiptarja.com zbardh draftin e ri të pr/ligjit. Nga varianti fillestar, ndryshohet ligji për përjashtimin e sekretarëve të PPSH-së, ku përfshihej edhe Kryeministri aktual. Zbardhet lista e atyre që s’duhet të jenë më në politikë.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi nëpërmjet një deklarate për gazetën u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të mbështesin draftin për ligjin e ri të "Lustracionit" që do të paraqesë në Kuvend grupi për të Drejtat e Njeriut.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›