E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën, dy të plagosur në Tiranë

Tiranë- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri, ndërkohë që autorë dyshohet të jenë tre vëllezër. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën pranë ish-ekspozitës në Tiranë. Policia, pas njoftimit mbërriti në vendin e ngjarjes, por ende nuk jep versionin zyrtar rreth asaj që ka ndodhur.

Të dhënat e para flasin për dy persona të plagosur me mjete të forta. “Personat e plagosur janë transportuar për në spital”- thanë burimet policore, duke shtuar se kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ajo që dihet është se gjithçka ka ardh pas një sherri që mendohet se ka nisur kohë më parë, i cili, sot, pas debatit me fjalë ka precipituar në përdorimin e mjeteve të forta. Sipas policisë dyshohet se ata janë plagosur nga Luan, Akeksandër dhe Vladimir Harizi për motive pronësie, të cilët janë shpallur në kërkim.Familjet e përfshira në konflikt janë nga fshati Baldushk i rrethit të Tiranës dhe pasi nuk e kishin zgjidhur problemin e prones mes tyre, po i drejtoheshin rrugës gjyqësore. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›